Deputetët e LDK-së takojnë zyrtarët e FMN-së

Prishtinë | 03 Tet 2017 | 10:30 | Nga

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, së bashku me Lumir Abdixhiku –kryetar i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa dhe Naser Osmani anëtar, ka pritur sot në takim delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane.

Gjatë takimit, Hoti informoi përfaqësuesit e FMN-së për zhvillimet ekonomike dhe politike në vend. Po ashtu temë bisede ishte edhe Rishikimi i Buxhetit drafti i të cilit sapo ka arritur në Kuvend.

Hoti me këtë rast siguroi Minianen se si Grup Parlamentar do të kujdesën për stabilitetin financiar të Kosovës, si dhe për reformën e domosdoshme në Ligjin për Veteranët e Luftës së UÇK-së dhe skemat sociale.

Ndërsa, shefi i Misionit për Kosovë, Jacques Miniane, sipas komunikatës së GP të LDK-së, e vlerësoi lart përkushtimin e Hotit së bashku me anëtaret e tjerë të Grupit Parlamentar të LDK-së për punën në përmirësimin e kushteve ekonomike në vend si dhe për politika konstruktive karshi partnerëve ndërkombëtarë, siç është Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme