Deputetët kërkojnë të sqarohet fushëveprimtaria e Komisionit për Buxhet dhe Transfere

Prishtinë | 25 Shk 2020 | 12:18 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është konstituuar Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Transfere. Kryetari, Hekuran Murati i njoftoi anëtarët për fushvëprimtarinë e komisionit, raporton Ekonomia Online.

“Qëllimi i kësaj mbledhje është njohja e anëtarëve dhe me qëllimin e themelimit të këtij komisioni. Janë 11 anëtarë. Komisioni shqyrton projekt-buxhetin, raportet financiare të buxhetit dhe institucionet e pavarura që i raportojnë Kuvendit. Komisioni ka përgjegjësi për MSA-në dhe çështje të tjera që ofrohen nga Kuvendi”.  

Bedri Hamza nga PDK-ja shprehu shqetësim rreth për fushëveprimtarisë aktuale dhe të kaluar duke u shprehur se e kanë të paqartë se çka përfshinë pjesa e transfereve.

“Ne kemi pa që është ndryshimi i emrit të disa komisioneve, por cili është dallimi në mes të fushëveprimtarisë aktuale dhe paraprake nuk e kam të qartë, këtë pjesën për transferet në parim do ta mbështesim por pres në të ardhmen të sqarohet”.

Murati tha se kjo çështje do të sqarohet varësisht nga agjenda e ministrive përkatëse.

“Kjo qartësohet kur na vjen agjenda prej ministrive përkatëse”.

Mimoza Kusari- Lila, deputete e VV-së tha se duhet që në buxhetin e ri të jetë edhe buxhetimi gjinorë.

“Një çështje është buxhetini gjinore, tash për 2020 duhet të bëjmë përpjekje të kërkojmë një vlerësim të projekteve të përgjithshme të buxhetimit gjinorë. Rekomandoj që buxheti për vitin 2021 të vije me buxhetimin gjinorë”.

Shkëlzen Hajdini, nga LDK-ja, tah se buxheti duhet që të destinohet për zhvillim ekonomik, raporton EO.

“Konsideroj që kemi harxhuar buxhet mjaftët në infrastrukturë, tash duhet të fillojmë të buxhetojmë për zhvillim ekonomik”.

“Çështja tjetër është shpenzimet, duhet ne ta kemi parasysh që thesari të bëjë një nivelizim të shpenzimeve koonform buxhetit”.

Shkumbim Demaliaj, nga AAK-ja tha se duhet qeveria duhet vije organogrami i ministrive dhe të qartësohet puna e ministrive.

Fushëveprimtaria e komisionit u votua nga të gjithë anëtarët, dhe u vendos që të mërkurave nga ora 10:00 të mbahen mbledhjet e këtij komisioni.

Të ngjashme