Deputeti Peter Beyer viziton selinë e Devolli Corporation në Gjermani

Prishtinë | 18 Qer 2021 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Bundestagut gjerman Peter Beyer, ka qëndruar të enjten në zyrat e Shonid GmbH në Konigsallee të Dusseldorfit, ku është pritur nga afaristi kosovar Shkëlqim Devolli dhe Artan Berisha nga BEVO GmbH, që jeton dhe vepron në Gjermani.

Beyer, i cili është edhe koordinator i bashkëpunimit transatlantik i qeverisë federale gjermane si dhe njohës i mirë i Ballkanit, është njoftuar nga Devolli për afarizmin e Devolli Corporation në shtetin gjerman, si dhe në SHBA dhe Kosovë.

Deputeti gjerman është shprehur i kënaqur me rritjen gjithnjë e më të madhe të bashkëpunimit Kosovë – Gjermani në fushën e ekonomisë, duke premtuar mbështetje për zhvillimin e mëtutjeshëm të kësaj marrëdhënieje.

Në anën tjetër, Devolli i ka bërë ftesë deputetit Beyer që të njëjtën vizitë ta bëjë së shpejti edhe në Kosovë.

Të ngjashme