Deputetja e PDK-së kërkon nga bankat mos të aplikojnë masa ndëshkuese ndaj qytetarëve dhe bizneset për kreditë

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 20:17 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi ka  kërkuar nga BQK-ja dhe Qeveria në detyrë  që t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore që bankat të respektojnë vendimin e të mos aplikojnë interesa ndëshkuese për këtë periudhë, të mos aplikojnë masa të përkeqësimit të klafisikimit kreditor, e po ashtu të mos ketë provizione shtesë.

Ajo ka  thënë se ka marrë shumë ankesa nga qytetarët dhe bizneset  të cilët kanë kërkuar nga bankat shtyrjen e pagesës së kësteve të kredisë për arsye të ngarkesave të tyre si rezultat i pandemisë COVID-19, sipas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Shoqatës së Bankave.

“Disa banka janë duke aplikuar interesa ndëshkuese dhe masa të tjera në kundërshtim me vendimin e BQK-së dhe njoftimet nga Ministria e Financave.  I kërkoj Bankës Qendrore të Kosovës dhe Qeverisë në detyrë, që t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore që bankat të respektojnë vendimin e juaj, të mos aplikojnë interesa ndëshkuese për këtë periudhë, të mos aplikojnë masa të përkeqësimit të klafisikimit kreditor, e po ashtu të mos ketë provizione shtesë”, ka shkruar Musliu- Shoshi.

Të ngjashme