Dërgohet në Kryesi të Kuvendit buxheti për vitin tjetër

Prishtinë | 13 Dhj 2021 | 14:40 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka votuar raportin me amendamente për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja tha se të gjitha komisionet përkatëse kanë konstatua se buxheti i plotëson kushte dhe si i tillë mund të dërgohet në Kryesi të Kuvendit.

“Komisioni për Integrim e ka shqyrtuar Projektligjin dhe ka vlerësuat është në rregull me legjislacionin e BE-së”.

“Komisioni për të Drejta, Interesat dhe Kthim të Komuniteteve ka vlerësuat se amendamentet nuk prekin të drejtat e komuniteteve”.

Gjatë së hënës buxheti është miratuar në Komisionin për Legjislacion dhe atë për të Drejta, Interesat dhe Kthim të Komuniteteve.

Të ngjashme