Deri në 40% bien kërkesat për prodhimet e mishit, Piraj kërkon që Pakoj Emergjente të shkojë për bizneset e mbyllura

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 10:41 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompanitë vendëse po përballen me probleme të mëdha pas përhapjes së pandemisë. Pronari i Fabrikës “Meka” Burim Piraj, tha për Ekonomia Online se Covid-19 ka pasur ndikim në transport dhe në furnizim.

Piraj njoftoi se ka pasur rënie të kërkesave të prodhimit të mishit deri në 40 për qind. Ai tha se janë duke punuar me kapacitet të plotë dhe situata po menaxhohet mjaftë mirë.

“Ne në ekonominë tonë në kompaninë tonë ka pasur ndikim fillimisht në transport, kemi pasur probleme të mëdha. Nga ana tjetër në ditët e para kur kanë qenë blerjet e mëdha kanë qenë kërkesa të mëdha shumë. Kemi pasur problem të arrijmë të prodhojmë dhe furnizojmë tregun me kërkesat që kanë pasur”.

“Ka pasur rënie të kërkesave për prodhime të mishit. Problemet në transport kanë qenë të shtuara, sa i përket furnizimeve me lëndë të partë. Tani ka një stabilizim. Nuk jemi duke punuar me kapacitet të plotë, por gjendja është e mirë”, tha ai,

Piraj theksoi se pavarësisht rënies së shitjes së produkteve të mishit, në krahasim me vitet e kaluara nuk qëndron keq.

“Shitja e produkteve ka qenë në nivel, nuk është sikur e kemi pritur. Pasi kemi pritur shitje më të madhe, ka rënie por prapë jemi të kënaqur me shitjet momentale në treg. Në bazë të planifikimeve që kemi pasur në shitje ka rënie deri në 40%. Nëse e krahasojmë me shitjet e viteve të kaluara nuk është keq”, ka thënë Piraj.

Piraj deklaroi se nuk ka pranuar pakon emergjente nga Qeveria, pasi siç tha ai, ato mjete financiare duhet t’i drejtohen 80 për qind të bizneseve të cilat janë mbyll.

Por, ai kërkoi nga qytetarët që të konsumojnë produkte vendëse si dhe bizneseve iu kërkoi të kenë cilësi në prodhimet e tyre.

Kurse kërkoj nga bizneset të cilat qëndrojnë mirë financiarisht dhe kanë punuar sado pak të mos jenë barrë e Qeverisë, raporton EO.

“Ne kemi pasur afërsisht deri në 30 punëtor të cilët kanë qenë pjesë e kësaj pako. Mirëpo duke parë dëmin ekonomik i cili është mjaftë i madh dhe Qeveria jonë nuk do të mund të përballojë të gjitha humbjet. Ne kemi vendosur që ato ti mbulojmë nga pasuria individuale”.

“Të mos lejojmë që Qeveria të merret me çështjen tonë kur ne kemi mundës. Është koha të bëjmë ndryshe, duhet të mos jemi barrë e qeverisë. Nëse kemi mundësi të bëjmë diçka nga vetvetja që të tjerët të cilët janë duke pësuar humbje shumë të mëdha e i kanë firmat e mbyllura”.

“80 % e kompanive nuk janë duke punuar dhe është dëm i madh dhe ata duhet të jenë prioritet, pasi ne së paku po punojmë diçka. Ne duhet të kemi një bashkëpunim të madh ndërmjet bizneseve të mbështesim njëri-tjetrin”.

“Apeloj të konsumatorët që të konsumojnë sa më shumë produkte kosovare. Kërkoi nga bashkëpunëtorët të kenë cilësi të lartë. Ne po hyjmë në një fazë që do të jetë më e vështirë ku do të ketë probleme me punë dhe punëtor duhet të jemi shumë sy qelë që t’ia arrijmë t’ia dalim”, u shpreh Piraj.

Të ngjashme