Dështon shqyrtimi i Projektligjit për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 11:48 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka dështuar shqyrtimi i projektligjit për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, në Komisionin  për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, për shkak të mungesës së ministri Blerim Kuçi dhe zëvendësministrit, raporton Ekonomia Online.

Anëtarët e Komisionit kanë miratuar propozimin e Mimioz Kusari-Lila, që në mbledhjen e radhës ministri Kuçi të raportojë për emërimet e anëtarëve të përkohshëm në bordet e ndërmarrjeve publike.

“Propozoj komisionit të ftojë Blerim Kuçin për të raportuar për Emërimet në Bordet e përkohshme dhe për brengat e punëtorëve të Trepçës dhe poashtu kemi  problem përmbajtësor me funksionimin e Hidrocentraleve në veçanti me licencimin dhe rilicencimin”

Të ftojmë edhe ministrin Vesel Krasniqi të vije dhe të tregoj për problemet e  prodhuesit dhe transportuesit kosovar.

Poashtu të ftojmë edhe përfaqësuesit e zyrës së rregullatorit dhe energjisë të flasin për tri hidrocentralet e Deçanit”, tha ajo.

Të ngjashme