Devolli Corporation shpallet tatimpaguesi, eksportuesi dhe punëdhënësi i vitit 2021

Prishtinë | 19 Shk 2022 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Devolli Corporation ka marrë tri shpërblime nga Oda Ekonomike e Kosovës, e cila ka ndarë çmimet vjetore për vitin 2021.

Korporata në këtë ceremoni që u mbajt mbrëmë u shpërblye me çmimet “Tatimpaguesi i vitit 2021”, “Eksportuesi i vitit 2021” dhe “Punëdhënësi i vitit 2021”.

Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, para të pranishmëve, tha se kjo ceremoni mbahet tradicionalisht për të falënderuar dhe ndarë mirënjohje për kompanitë më të suksesshme të Kosovës, të cilat ai i quajti “shtetndërtuesit e vendit”.

E në emër të “Devolli Corporation ShPK”, drejtori, Dardan Shala, tha se janë të nderuar që si korporatë kanë rrëmbyer tri çmime.

Devolli Corporation ishte shpallur edhe në vitin 2019 si “Tatimpaguesi i vitit”, derisa për vitin 2020 nuk pati ceremoni për shkak të pandemisë.

Devolli Corporation me kompanitë e saj ka të punësuar afro 4.200 të punësuar dhe një rrjet prej rreth 15 mijë bashkëpunëtorëve të drejtpërdrejtë.

Devolli Corporation, në vitin 2021, ka shënuar rekorde të reja, duke mbajtur statusin e korporatës lidere në vend.

Në vitin e kaluar, kjo korporatë, me degët e saj në Kosovë dhe botë, ka arritur një qarkullim të përgjithshëm prej rreth 400 milionë eurosh, prej të cilave rreth 200 milionë janë eksport në vendet e Evropës, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Videon mund ta shkarkoni KËTU

Të ngjashme