Diaspora dërgoi në Kosovë 760 milionë euro

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 08:16 | Nga

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, shënuan vlerën prej 759.2 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 9.9 për qind.

“Remitencat në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 39.3 për qind përkatësisht 22.5 përqind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë. Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 7.0 për qind e gjithsej remitencave”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së raporton RTKlive.

Sipas BQK -së investimet e Huaja Direkte (IHD) në Kosovë, në vitin 2017, arritën vlerën prej 287.8 milionë euro, që paraqet një rritje prej 30.8 për qind krahasuar me vitin 2016.

“Në kuadër të strukturës së IHD-ve, me rritje të vlerës u karakterizua kapitali dhe fondi i investimeve në aksione, ndërsa investimet në instrumentet e borxhit shënuan rënie”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme