Diaspora mbështetë vendlindjen, rriten remitencat krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse pandemia ka ndikuar që pjesa dërrmuese e mërgatës të mos mund të vijë për pushime në vendlindjen – Kosovë – kjo siç duket nuk i ka ndaluar ata që ta mbështesin vendlindjen.

Sipas një raporti të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, diaspora vazhdon të qëndrojë pranë vendlindjes edhe në këtë periudhë, pavarësisht krizës ekonomike që e ka kapluar tërë botën.

Raporti tregon se gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020 remitencat janë rritur dukshëm krahasuar me tremujorët tjerë nga viti 2019.

Në tremujorin e parë të këtij viti, remitencat kishin qenë më të vogla me një shumë prej 187.3 milionë euro, ndërkaq për tremujorin e dytë janë raportuar 246.2 milionë euro!

Për një shtet të varfër si Kosova, ku papunësia vazhdon të jetë shumë e lartë, roli i prezencës dhe remitencave në Kosovë vazhdon të jetë kyç për mirëqenien dhe ekzistimin e plot familjeve.

Në mënyrë që të nxirren statistika më të sakta sa i përket ndihmës së diasporës gjatë këtyre muajve në Kosovë dhe lidhshmërisë së tyre me vendlindjen e familjen, hulumtuesit kanë përgatitur një anketim të cilin mund ta plotësoni duke klikuar KËTU dhe duke e ndarë përvojën tuaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme