Digjitalizimi eliminon pengesat gjinore

Prishtinë | 16 Dhj 2020 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Digjitalizimi eliminon pengesat gjinore dhe kontribuon në arritjen e barazisë gjinore në ndërmarrësi, kështu u tha në diskutimin e organizuar nga projekti ACCESS me temën “Gratë në biznes si promovuese të digjitalizimit”, raporton Ekonomia Online.

Tutje këtu u tha se pandemia ka ngjallur kërkesën për digjitalizim dhe se ky proces kontribuon në barazinë gjinore. Tutje këtu u tha se përparimet e shpejta teknologjike dhe digjitalizimi kanë ndryshuar mënyrën e punës, bashkëpunimit, dhe aktivitetit shoqëror.

Hamëz Morina tregoi për rëndësinë që ka për ACCESS fuqizimi i grave në ndërmarrësi. Tutje ai theksoi se shoqëritë që përqafojnë më herët digjitalizimin përfitojnë më shumë.

“Digjitalizmi mundëson zhvillmin e proceseve më të lehta. Shoqëritë që e përqafojnë më herët këtë do të përfitojnë më shumë. Duke pasur parasysh kjo përkrah projektet e ndryshme në projektet sociale dhe ekonomike. Rrjedhimisht për neve për fuqizimin e ndërmarrësisë të grave është shumë e rëndësishme për ne. Ne kemi ndihmuar në subvencionimin e bizneseve të grave. Ne jemi në prag të zhvillimit, ngritjen e aftësive ekzistuese të bizneseve. Duke u bazuar në përvojat tona ne do të ndihmojmë ne ndërkombëtarizimin e mikrobizneseve”, tha Morina.

Tutje, nga ACCESS u tha se në kuadër të projektit për fuqizim në digjitalizm, janë duke përkrahur 12 biznese, ku nëntë prej tyre janë të udhëhequra nga gratë.

Sandra Horina nga Austrian Development Agency (ADA) tha se projektet e tyre kanë për qëllim që të ndihmojnë bizneset në Kosovë në mënyrë që papunësia të zvogëlohet dhe që të rinjtë të mos tentojnë të largohen nga vendi i tyre, raporton Ekonomia Online.

“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij eventi. Më lejoni të ju tregoj pak për punën e ADA-së, ne jemi duke punuar në Kosovë për më shumë se 2 dekada, kjo është diçka që tregon se me të vërtetë Austria ka eksperincë ne çështjet e Kosovës. Ne duam që të sigurohemi se të rinjtë të kenë vende pune dhe të mos detyrohen të largohen nga Kosova. Projektet tona jo vetëm që i ndihmojnë bizneset por edhe njerëzit që të qëndrojnë në Kosovë. Ne duam t’i përmbushim qëllimet tona”, tha Horina.

Ndërsa, Albulena Zaimi nga ADA, tha se projekti i tyre për harmonizimin e edukimit me tregun e punës ka ndikur shumë në plasimin e informatave më të detajuara.

“ADA i jep rëndësi të madhe barazisë gjinore. Projektet tona skenohen dhe aprovohen dhe kanë kusht barazinë gjinore. Projekti Aled 2 baramoteri i punës, e kemi lansu të hënën, projekti ka për qëllim të bëjë harmonizimin edukimit me tregun e punës. Kosova nuk ka shumë të dhëna për këtë çështje. Database të agjencisë së punësimit nuk kanë të dhëna që ndërlidhen. Ne kemi parë që është nevoja për ndërlidhjen e të dhënave të institucioneve. Nëse kemi më shumë të dhëna ne do ta bëjmë më të lehtë për politik bërësit që të ndërhyjnë aty ku ka nevojë. Ne kemi ndikuar në përmirësimin e qasjes në informata në çështjen e barazisë gjinore”, u shpreh Zaimi.

Tutje, Linda Shala nga Dhoma Ekonomike e Grave, tha se pandemia ka vënë në pah prirjet e grave në ndërmarrësi.

“Fuqishëm besoj se promovimi i barazisë gjinore është i ndërlidhur me gjendjen ekonomike të grave. Situata aktuale e bizneseve të grave, është se gratë e Kosovës e kanë paraqit si qasja në treg, si problem i transportit, qiraja e shtrenjtë, e mira është një hapësirë e re që gratë e Kosovës e kanë shfrytëzu maksimalisht gjatë pandemisë. Të cilat kanë gjet mënyrën me punu përmes rrjeteve sociale. Barrierën e qasjes së tyre në treg e kanë përdorë nëpërmjet rrjeteve sociale. Na si popull kemi prirje në teknologji. Kjo ka vënë në pah që gratë e kanë në shpirt ndërmarrësin”, tha Shala.

“Digjitalizimi ka me eliminua barrierën gjinore. Para pesë vite kemi pasë mungesë, por tani nuk kemi probleme. Mundësia me dal jashtë tregut të Kosovës është e barabartë për të dy gjinitë”, u shpreh ajo.

Ndërsa, Donjeta Sahatçiu nga “Rrota”, tha se teknologjia është faktorë balancues i gjinive.

“Pandemi për sektorin tonë ka qenë relativisht pozitive, pasi kemi pasë kërkesa për digjitalizim. Ka vënë në pah mungesën e vetëdijesimit se çka është digjitalizimi. Digjitalizmi shkon përtej teknologjisë. Është e rëndësishme se çka nënkupton krejt kjo. Kemi nevojë me i mbështet kompanitë në mënyrë që ta bëjmë një plan se çka mund të digjitalizojnë. Unë mendoj se gratë janë shumë të hapura me mësu e më u bë me efeçiente. Nuk ka dallim gjinor në teknologji. Dallimi i bizneseve që janë në periferi që nuk kanë aq mundësi sa këto ne qytete pasi kanë më pak aksesë nganjëherë. Industria e digjitalizimit ende shihet si punë e burrave. Jam e lumtur që gjërat kanë ndryshuar dhe kemi shumë gra që janë pjesë e digjitalizimit. Gratë janë shumë të informuara për marketingun digjital”, tha Sahatçiu.

“Teknologjia është faktor balancues në çështjen gjinore, sepse është mjet i tillë që nuk e vë në pah gjininë”, shtoi më tej ajo.

Në anën tjetër, përfituesja e iniciativës së ACCESS për fuqizimin digjital, Rudina Qosja nga “Rudi’s Cake Factory”, tha se pandemia e ka shtyrë të mendojë për digjitalizimin e biznesit të saj.

“Gjatë pandemisë na filluam me bo marketingun në rrjetet sociale. E kam parë shpalljen dhe kam parë që është një mundësi e mirë, pasi ia lehtësojmë klientëve blerjen e produktit tonë. Ne sapo kemi fillu dhe po mendoj ta realizojmë E-commerce, tash si është duke shkuar e kemi me patjetër ta bëjmë online”, tha Qosja.

Ekspertja e barazisë gjinore në ACCESS, Dolly Witteberg, theksoi se duhet një përkushtim për bizneset informale.

“Kur mendoj për fillimin e punës së ACCESS the orientimin tonë për zhvillim, dhe çfarë kemi menduar se do të vjen nga kjo, është më ndryshe. Tani ne e vërejmë rëndësinë e matjes së fuqisë për t’ju përshtatur komunitetit dhe individëve. Ne shohim një diferencë mesë pjesëve rurale dhe atyre të qyteteve pasi nuk e kanë të njëjtën mundësi për marketing, mirëpo me vetëdijesimin për digjitalizim mund ta arrijnë. Unë çka kam parë është se duhet t’i kushtojmë një rëndësi më të madhe për bizneset informale”, u shpreh Witteberg.

Të ngjashme