Dogana e Kosovës hap para kamerave tenderin mbi 1 milion euro

Prishtinë | 27 Gus 2018 | 16:40 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dogana e Kosovë ka hapur në prani të medieve tenderin për “Furnizim me banderola për duhan dhe pije alkoolike”, i klasifikuar si tender me vlerë të madhe.

Adtiatik Stavileci, nga Zyra për Media në Doganën e Kosovës, tha se kjo bëhet për të dëshmuar transparencën dhe objektivitetin. Ekonomia Online transmetoi me kamerë “live” hapjen e ofertave.

“Dogana e Kosovës në të gjithë tenderët që janë më të mëdhenj se 1 milion euro ka marrë vendim t’i ftojë të gjithë shoqërinë civile, gazetarët e të gjitha palët e interesuara që të marrin pjesë si në procesin e hapjes, po ashtu edhe në procesin e vlerësimit me të vetmin qëllim që të tregojmë se Dogana, si institucion, është njëri ndër institucionet më transparent në Kosovë dhe të rrisim edhe nivelin e kredibilitetit tek operatori ekonomik, për arsye që t’u tregojmë që çdo vlerësim, çdo hapje e tenderit, është në suaza të një konkurrencë fer dhe të drejtë”, tha Stavileci.

Ai shpjegoi se procesi i vlerësimit të një tenderi me vlerë të madhe që kalon 1 milion euro bëhet në dy faza.

“E para, është faza e hapjes, kur të gjitha ofertat vijnë nga kompanitë e ndryshme, në këtë rast kemi pasë 4 ofertues të ndryshëm dhe ato janë hapur në prezencë të kompanive që të rritet transparenca dhe faza e dytë është vlerësimi ku merren te gjitha dosjet që janë dorëzuar nga këto 4 kompani dhe vlerësohen cila është më e përshtatshme ekonomikisht në aspekt me Doganën e Kosovës”, tha ai.

“Tenderi sot është mbyllur në ora 14:00 dhe pas mbylljes ka pasur afatin e hapjes, një muaj më herët disa javë me parë dhe kompanitë që kanë pasur interes kanë aplikuar. Kemi pasë tërheqje të dosjeve të nevojshme për këtë tender nga 27 kompani të ndryshme, por aplikimet deri në ora 14:30 kemi marrë vetëm 4 kompani, kanë përgatit dosjet dhe i kanë dorëzuar ofertat e tyre. Sot janë hapur këto oferta para komisionit dhe përfaqësueseve të kompanive, kurse tani në fazën e dytë do të bëhet vlerësimi i ofertave, shtoi Stavileci.

Në tender morën pjesë 4 oferta, 3 prej të cilave ishin dorëzuar në mënyrë fizike, ndërsa një prej tyre në formë elektronike.

Tenderuesi “Adel Co” nga Tirana ishte ofertuesi, i cili mori pjesë në tender përmes formës elektronike, çmimi i së cilës për këtë tender ishte 1 milion e 47 mijë.

Ndërsa, tenderuesit tjerë ishin Grupi i Operatorëve Ekonomik “Europrinty” nga Fushë-Kosova me ofertë 5 milionë e 370 mijë euro; “Agro Internacional” nga Fushë-Kosova me ofertë 1 milion e 406 mijë e 971 euro dhe UAB “Garsu Pasaulis” më ofertë prej 1 milion e 47 mijë e 138,65 euro.

 

Të ngjashme