Dogana e Kosovës mbush 20 vjet, vlerësohet si njëri ndër institucionet më kredibile në vend

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 12:17 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dogana e Kosovës ka mbajtur ceremoninë e 20-vjetorit të themelimit. Në këtë ceremoni të pranishmit vlerësuan punën e këtij institucioni, duke e quajtur si njërin ndër më të suksesshmit në vend, raporton EkonomiaOnline.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tha se ndjehet i lumtur që kushdo që hyn në Kosovë e fiton respektin falë paraqitjes së Doganës. Ai tha se e ka me gjithë mend kur flet për Kosovën 100% dhe kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve që të arrihet kjo.

“Kur hyra ishte kënaqësi me ju pa, jam i bindur që kushdo qe hyn në vendin tim kur ju takon juve fiton respekt përmes juve dhe ju falënderoj për paraqitjen e parë që i bëni Kosovës, dhe për punën e mirë që bëni jo vetëm për të hyrat por me mbrojt Kosovën nga gjitha rreziqet që i kanoset ne kufi dhe jeni partnerë të gjitha afaristëve, sipërmarrësve e qytetarëve të vendit për qarkullimin që bëjnë”, tha ai.

“Kemi sfida duhet të punojmë më shumë, duhet bërë kujdes që të na besojnë dhe kemi fat qe institucionet e sigurisë në Kosovë e kanë besimin maksimal, mund të bëjmë shumë më shumë në të ardhmen dhe ju ftoj të gjithëve të jemi në këtë drejtim”, tha Haradinaj.

“E kam një mend për 100% Kosovë dhe kështu gjithnjë do të jem dhe kërkoj bashkëpunimin tuaj për këtë”, shtoi ai.

Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, tha se ndjehet krenar me stafin e Doganës që vazhdon të bëjë punë të mirë në luftimin e kontrabandës, zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të vendit.

“Dogana është institucioni i parë i krijuar në Kosovë, është institucioni më i ndërtuar, i avancuar, i barabartë dhe i kalon vendet e regjionit dhe për këtë jemi krenar. Me punën tuaj na bëni krenarë shpesh, Kosova sot falë punës tuaj ka qëndrueshmëri. Shteti gjithmonë ka arrite të mbledh të hyrat e planifikuara dhe ne kemi qenë më shumë ambivioz në planet tona”, tha Hamza.

Hamza ka falënderuar shtetet mike që me taksapaguesit e tyre është ndihmuar themelimi dhe zhvillimi i Doganës.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, ka falënderuar gjithë aktorët qe ndihmuan zhvillimin e Doganës së Kosovës dhe që kontribuuan në ruajtjen e shtetit ligjor duke luftuar kontrabandën dhe informalitetin.

“Dogana e Kosovës u themelua me 31 gusht 1999, dy muaj pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe ishte ndër insitucionet e para që u themeluan pas luftës, thenelimi kishte bërë jeohnë në mbarë botën ky ishte hapi i parë drejtë pavarësimit të Kosovës”, tha Berisha.

“Në shtator 99 fillojnë kapacitetet me të mëdhaja të Doganës që filluan nga 0, stafi i parë që u punësua ishin koleget në sistemin Jugosllav, taksat e para filluan të mbledhen me 3 shtator në pikë kalimin kufitar ne Han të Elezit”, tha ai.

“Në shkurt 2001 u shtrijnë kufijtë doganore për herë të parë me Serbinë, për ngritjen e kapaciteteve fillestare rol pat misioni evropian në Kosovë, udhëheqësit vendor e nderkombëtarë, KFOR-i edhe Qeveria e Britanisë së Madhe dhe Dogana e këtij shteti që na ndihmuan në fillet tona”, shtoi Berisha.

Berisha foli për sukseset e Doganës gjatë këtyre viteve të punës. Ai tha se kanë qenë 100 milionë euro efekt të drejtpërdrejtë nga luftimi i kontrabandës.

“Dogana që nga fillimi ka qenë shtyllë e një shteti ligjore në Kosovë”, tha ai.

Berisha shtoi se Dogana tashmë ka një stabilitet të mire dhe një staf profesional, ndërsa siguroi institucionet dhe qytetarët se Dogana do vazhdoj të tregoj performancë të mirë.

Ish-drejtori i Doganës së Kosovës, Paul Acda, para të pranishmëve kujtoi kohën kur kishte ardhur për herë të parë në Kosovë për të qenë në krye të Doganës.

“Është vështirë tani kur shikon rreth Kosovës kur arriva dje në airoport nje objekt i ri, objekt fantastik është e veshtirë të mendohet situata kur erdha per herë të parë në shkurt të 2000, nuk kishte banka, kishte rrugë që mund ta përbinin nje mjet të blinduar, shtëpi te vjetra, tërheqja e serbeve kushte shkatërruar shume shtëpi etj”, tha ai.

“Mandati im në atë kohë kishte qenë të mbajmë ritmin e mbledhjes së të hyrave, të luftojmë aktivitetet e paligjshme dhe të konsolidojmë doganen”, tha Acda.

Në këtë ceremoni u shfaq një dokumentar 15 minutësh ku u treguan sfidat dhe sukseset e Doganës për gjatë këtyre viteve.

Ndërsa, Hamza dhe Berisha kanë shpërndarë mirënjohje për zyrtarët e dalluar të këtij insitucioni, po ashtu edhe ish-drejtorët e Doganës.

Dogana e Kosovës punën e filloi me 39 punëtorë, ndërsa aktualisht stafi i Doganës përbëhet nga 591 punëtorë.

Të ngjashme