Dogana kalon 500 milion euro të hyra doganore në gjashtë mujorin e parë të vitit

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 16:07 | Nga

Që nga themelimi i doganë dhe deri tani është hera e parë që në gjashtë mujorin e parë të vitit Dogana të kaloj 500 milion euro.

Gjatë periudhës gjashtëmujore (Janar-Qershor 2018) të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total arritën vlerën prej rreth 504.3 mil€, gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 paraqet një rritje prej 3.5% apo rreth 17 mil€ më shumë.

Ndikimnëtë hyrat në import për ketë periudhe ka pasur efekti i MSA dhe pakove fiskale që i referohen prodhuesve, ku duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 21 milion € apo rreth 46.3% më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ndërsa ndikimi në të hyra doganore nga pako fiskale që i referohen lirimit nga taksat ne import për prodhuesit përgjatë periudhës raportuese është rreth 29.6 milion €. Gjithashtu edhe ndikimi në të hyra nga importi i veturave te përdorura ku vërehet një rënie e theksuar krahasuar me vitin e kaluar, ku kemi 5,335 copë vetura më pak, dhe kjo ka ndikuar që të shënohet një rënie në të hyra prej 8.6 milion € më pak. Totali i ndikimeve negative në të hyra nga këto kategori për ketë periudhe është afër 60 milion € apo shprehur në përqindje rreth 12% te totalin e të hyrave te grumbulluar nga Dogana e Kosovës për ketë gjashtë mujor.

Përkundër politikave fiskale që favorizojnë lirime dhe ulje taksash në kategori të caktuara, si stimulim i zhvillimit ekonomik, si dhe ato që burojnë nga marrëveshja e Stabilizim Asociimit, që ketë vit pritet të këtë ndikim më shumë në të hyrat e planifikuara, prapë Dogana e Kosovës është duke vazhduar me performancë shumë të mire në grumbullimin e të hyrave, luftimin e ekonomisë joformale, kontrabandës dhe fusha tjera që Dogana ka përgjegjësi,mirëpo gjithashtu në vlerësojmë se këto efekte te politikave fiskale dhe MSA, do të kenë efektin e vet pozitiv shumë më të madhe për zhvillimin ekonomik te vendit dhe rritjes të prodhimeve vendore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme