Dogana kalon projeksionin për 8 milionë €

Prishtinë | 31 Gus 2017 | 16:21 | Nga

Dogana e Kosovës njofton se ka vazhduar me performacën të mirë në arkëtimin e të hyrave.

Sot dogana ka tejkaluar projeksionet buxhetore me afër 8 milionë euro më shumë.

Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 5.2% më shumë, apo shprehur në milion kjo është mbi 35 milionë euro më shumë, thueht në njoftimin e Doganës.

Gjatë vitit 2016, Dogana kishte mbledhur 678.3 milionë euro, derisa në këtë periudhë janë mbledhur 713.5 milionë euro.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim. “Vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë”, theksohet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme