Dogana për nëntë muajt e 2018 ka grumbulluar 837 milionë euro

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Gjatë periudhës nëntë mujore (Janar- Shtator 2018) të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total arritën vlerën prej rreth 837 milionë euro, gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 paraqet një rritje prej 3.13% apo rreth 25.5 milion euro më shumë.

Në anën tjetër, ndikim në të hyrat e grumbulluara nga Dogana gjatë kësaj periudhe, sipas Doganës ka pasur edhe MSA, pakoja fiskale që i referohet lirimit nga taksat në import për prodhuesit si dhe importi i veturave të përdoruara.

“Sa i përket lirimeve sipas MSA duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 33 mil€, ndërsa ndikimi ne te hyra i pakos fiskale që i referohen prodhuesve përgjatë periudhës raportuese është rreth 56 mil€. Këtu duhet theksuar gjithashtu edhe ndikimi nga kufizimi i importit te veturave te përdorura ku vërehet një rënie e theksuar krahasuar me vitin e kaluar, ku kemi 9816 copë vetura te përdoruar më pak ne import, dhe kjo ka ndikuar që të shënohet një rënie prej 16.7 mil€ më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar tek kategoria e veturave te përdorura ,ndërsa tek veturat e reja kemi një rritje te importit prej 583 cope vetura qe ka ndikuar te kemi edhe te hyra me shume tek kjo kategori e veturave te reja për rrethe 2 mil€,” thuhet në një komunikatë për medie të Doganës.

Përkundër të gjitha këtyre ndikimeve në të hyra si nga lirimet nga taksat për prodhuesit, ndikimi nga MSA dhe kufizimi në importit të veturave, bëhet e ditur se Dogana e Kosovës ka vazhduar të tregoj një performacë shumë të mirë në inkasimin e të hyrave për periudhën raportuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme