Dogana thyen rekord në të hyrat vjetore

Prishtinë | 13 Sht 2016 | 14:38 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Falë luftimit të ekonomisë joformale, Dogana e Kosovës ka arritur që këtë vit të mbledh 22 milionë euro më shumë se sa projeksionet buxhetore të parapara për këtë vit.

Drejtori i Doganës së Kosovës Lulzim Rafuna, ka thënë se me këto të ardhura, Dogana ka thyer të gjitha rekordet buxhetore të parashikuara për këtë vit.

Ai ka theksuar se sipas ligjit për Buxhetin për këtë vit, Dogana ka të projektuara 1 miliard e 40 milionë euro, ndërsa për 8 muaj Dogana ka arritur të inkasojë 682 milionë, apo 82 milionë se sa viti i kaluar.

“Dogana e Kosovës ka arritur të mbledh 22 milionë euro më shumë se projeksionet e parapara për këtë vit që ka mbledh Dogana. Ne jemi 3.22% më lartë sesa projeksioni i vitit 2106. Kjo është shuma më e madhe e mbledhur ndonjëherë nga Dogana që nga viti 199. Në qoftë se shikohet historiani i mbledhjes së të hyrave, ne vazhdojmë me trend pozitiv, për tri vite 2014-2015 dhe tetë mujori i këtij viti, ne kemi arritur që të mbledhim 200 milionë euro më shumë krahasuar me vitet e mëhershme”, ka thënë Rafuna.

Ai ka thënë se këto të hyra kanë ardhur falë luftimit të ekonomisë jo formale.

Sipas tij, gjatë këtyre tetë muajve Dogana ka hapur 14 raste disiplinore, janë shqiptuar 18 masa në nivel lokal e qendror, janë suspenduar 10 oficerë doganorë, që 8 prej tyre janë në raste penale.

Ministri i Financave Avdullah Hoti ka thënë se rezultati kryesor i Doganës vlerësohet me nivelin e të hyrave që mbledh, duke theksuar se po ndërtojnë një sistem vetë-funksionues  duke mbyllur ato vrimat e zeza që kanë ekzistuar në sistem një kohë.

“Fokusi i Doganës është kthyer nga krijimi i kushteve më të mira për zhvillim të bizneseve duke krijuar një konkurrencë të drejtë dhe fer në tregun vendor”.

“Janë rritur rezultatet e papara më parë që nga mbledhja e të hyrave dhe në luftimin e informalitetit, sepse shifrat që u treguan tregojnë krijimin e ambientit fer dhe konkurrencës së drejt në treg. Vlera e fizike e importeve është rritur 8% dhe të hyrat dyfish më të larta”, ka thënë ministri Hoti.

Ministri Hoti ka theksuar se edhe Pakoja e re fiskale ka ndikuar dukshëm në shportën familjare duke mos shtrenjtuar çmimet.

 

 

Të ngjashme