Dorëzimi i kuponëve shtyhet deri të mërkurën

Prishtinë | 01 Gus 2016 | 10:59 | Nga

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se ka shtyrë afatin për dorëzimin e plikove me Kuponë Fiskalë, deri të merkurin më 3 gusht 2016.
Afati i paraparë i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskalë për muajt prill, maj dhe qershor, ishte deri më 31 korrik 2016.

“Duke marr parasysh faktin që deri më tani, ka më shumë aplikime për rimbursim të kuponëve fiskal, se sa dorëzim të plikove përkatëse, më qëllim që t’u jepet kohë e mjaftueshme për të dorëzuar Plikot me Kuponë Fiskalë, të gjithë qytetarëve që kanë aplikuar për rimbursim , menaxhmenti i ATK-së, vendos që afati për aplikim e rimbursimit të kuponëve fiskal, zgjatet deri më datën 3 gusht 2016 , ndërsa dorëzimi e plikove në Postë e Kosovës mund të bëhet deri me 4 gusht 2016”, ka njoftuar ATK-ja shkruan Telegrafi.

Ndryshe sipas ATK-së, dorëzimi i Plikove me Kuponë Fiskalë bëhet në cilëndo pikë të Postës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme