Draghi paralajmëron për rrezikun nga kriptomonedhat

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 23:25 | Nga

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi paralajmëroi sot për rrezikun e bitcoinit dhe kriptomonedhave të tjera, aktive shumë të rrezikshme, që duhet të mbahen me shumë kujdes, veçanërisht nga bankat.

“Monedhat virtuale janë subjekt i një paqëndrueshmërie të lartë. Çmimi i tyre është shumë spekulativ”, deklaroi presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi para Parlamentit Evropian.

BQE nuk ka konstatuar që bankat kanë rezerva domethënëse të kësaj monedhe, për të cilën duken ende se nuk kanë shumë interes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme