Drejtori i HIB-it, Hysen Lajqi: Nëse pakoja e rimëkëmbjes ekonomike vonohet, efekti do të jetë minimal

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 11:54 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përhapja e pandemisë ka ndikuar negativisht edhe në bizneset e mëdha në vend, duke krijuar probleme në çmimet dhe konsumatorët.

Drejtori i korporatës më të madhe në vend, “HIB Petrol”, Hysen Lajqi në një intervistë për Ekonomia Online deklaroi se pandemia ka shfaqur probleme të shumta edhe në korporatën të cilën ai e drejton. Por siç tha ai, si shkak i rënies së çmimeve të naftës, konsumatorët kanë përfituar nga ulja. Lajqi shpreson së gjatë vitit të ketë përmirësim në ekonominë e kompanisë.

“Viti pati filluar shumë mirë, por më paraqitjen e pandemisë të shkaktuar nga Covid-19 u shfaqën edhe problemet për kompaninë tonë. Luhatjet e shpeshta dhe të mëdha të çmimeve kanë ndikuar negativisht në planifikimet tona, por sigurisht se kjo ka qenë një dobi e mirë për konsumatorët për arsye se kanë blerë me çmime të lira. Ecuritë për këtë vit shpresoj se do të jenë më të mira, por sidoqoftë varen prej zhvillimit të ekonomisë globale për arsye se derivatet e naftës bazohen në bursat ndërkombëtare”, tha ai.

Ai potencoi se kompania ka ndërmarrë masat mbrojtëse për parandalimin e COVID-19, jo vetëm për stafin por edhe për klientët.

Lajqi tregoi se kompania nuk ka punuar me kapacitete të plota, si shkak i punës së hotelit dhe restorantit pas masave të vendosura nga Qeveria.

“Qysh në fillim pas përhapjes, korporatat ka ndërmarrë disa masa për të furnizuar stafin me masat mbrojtëse, po ashtu kemi dezinfektuar hapësirat, jo vetëm për punonjësit por edhe shërbimet për konsumatorët. Masat e ndërmarra nga Qeveria kanë ndikuar në ndaljen e disa sektorëve të kompanisë. Deri me 18 maj hoteli dhe restorantet kanë qenë të mbyllura plotësisht. Ne nuk jemi duke punuar me kapacitetet e plota, Hoteli është duke punuar me gjysmën e kapaciteteve, shpresoj me hapjen  e aeroportit dhe lirinë e lëvizjes ndaj qytetarëve, kapacitetet do të vijnë duke u rritur”, shtoi ai.

“Shpresojmë se edhe këtë vit të ketë mundësi të vij në Kosovë diaspora jonë, e cila përbën ‘infuzionin’ më të rëndësishëm për ekonominë tonë, për disa vite me radhë”.

Mes tjerash, Lajqi tha se pret nga Qeveria të përfitoj nga Pako e Rimëkëmbjes, pasi tha ai se nga Pako Fiskale Emergjente as punonjësit e as kompania nuk ka përfituar asgjë.

Madje thotë ai se kjo pako duhet të bëhet sa më shpejt pasi që nëse vonohet efekti i saj do të jetë negativ.

“Pritjet tona për këtë vit janë që ti mbajmë në punë stafin prej 1,300 punëtorëve, të jemi në gjendje të paguajmë pagat e tyre dhe obligimet që i kemi ndaj bankave dhe kontributet ndaj furnitorëve. Presim që pako e dytë që po përflitet të vijë nga Qeveria të mos jetë e vonuar për arsye se efekti i saj pozitiv do të jetë i vogël. Nga pako e parë fiskale e Qeverisë ne deri më tani nuk kemi përfituar asgjë, as si korporatë e as si staf”, ka thënë Lajqi.

Hib Petrol së shpejti do të vijë me një risi në treg, por që kjo mbetet ende befasi.

Përveç mbushësit elektrik, Lajqi theksoi se kompania është e fokusuar në strategjitë konform zhvillimeve globale, raporton EO.

“Shpresojmë se investimet e planifikuara do të vazhdojnë por gjithsesi varet nga përkrahja e bankave komerciale kundrejt projekteve tona. Këtë vit, HIB do të sjell risi, por po e lejmë si befasi të këndshme edhe për konsumatorët edhe për tregun”. “Ne jemi të parët që kemi sjell mbushësin elektrik është viti i dytë që e ofrojmë falës, jo vetëm për konsumatorët tonë. Është një zhvillim i shpejtë, por besoj që në të ardhmen strategjia jonë do të jetë e zhvilluar konform këtyre zhvillimeve globale”, shtoi Lajqi.

Ndër të tjera, Lajqi njoftoj edhe për projektet të cilat synojnë pastrimin e ambientit dhe financimin e fermerëve në bashkëpunim me komunat.

“Disa vite me radhë jemi duke kontribuar në financimin e fermerëve edhe këto vit do të vazhdojmë njëjtë. Gjithashtu jemi të njohur edhe si kontribuues i projekteve të cilat kanë të bëjnë me pastrimin e ambientit dhe këtë vit jemi në koordinim me disa drejtori të komunave dhe gjitha projektet në pastrimin e ambientit do të kontribuojmë në financimin e tyre”, tha Lajqi.

Të ngjashme