Drejtori i “Hydrolone” thotë se kanë marrë pëlqimin e banorëve të Shalës për hidrocentralin

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 15:33 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës ka raportuar, Muhamer Ibrahimi, drejtor i kompanisë “Hydroline”, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisionit Eliza Hoxha ka pyetur për sfidat që ka pasur kompania “Hydroline” në çfarëdo aspekti.

Ibrahimi ka thënë se kompania mbështet nga kapitali i diasporës dhe nga investitor vendës dhe se janë konsultuar edhe me banorët.

“Ne jemi konsultuar me ministrinë për vendin ku do nisim punimet nëse është zonë e mbrojtur. Ne në debate me asamblistë e qytetarë të Shalës së Bajgorës për të informuar për atë se çka do të bëjmë ne”.

“Kemi aplikuar edhe pranë ministrisë së Ambientit për kërkesën për pëlqimin e lejes mjedisore. Kemi pasur prej fillimi bashkëpunim të mirë me banorët e asaj ane. Pas gjithë këtyre jemi pajisur me leje pas pëlqimit të të gjitha kritereve”.

Deputeti i VV-së, Salih Zyba ka pyetur se cili ka qenë interesi i qytetarëve për mbështetjen që iu kanë dhënë.

“Për bashkëpunimin me banorët s’ka pasur asnjë kushtëzim. Ata kanë shprehur interesim për të pasur vende të punës. Edhe gjatë punimeve të projektit ju kemi rregulluar rrugën”.

“Familjet e Selacit i kemi punësuar nga një anëtar prej tyre që të mos largohen prej atje. Kanë një mirëqenie më të mirë se që e kanë pasur. Kompania edhe gjatë dimrit e rregullon rrugën”.

Zyba ka pyetur për shifrën e qarkullimit vjetor të kësaj kompanie.

Ibrahimi ka thënë se qarkullimi vjetor është rreth 700 mijë euro, raporton EO.

Zyba ka pyetur se a ka pasur kompania pretendime dhe iniciativa për projekte tjera.

“Po kemi pasur në komunën e Podujevës konkretisht në Lumin e Kaqandollit prej ku jemi tërheqë sepse komuna s’ka qenë miqësore për të pranuar investimin”, është përgjigjur Ibrahimi.

Të ngjashme