Drejtori i Konstituencës së BB-së vlerëson situatën ekonomike dhe stabilitetin makrofiskal

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 16:32 | Nga

Drejtori Ekzekutiv i Konstituencës së Bankës Botërore, Franciscus Godst, vlerëson lartë situatën ekonomike dhe stabilitetin makrofiskal në Kosovë

Ministri i Financave, Bedri Hamza, priti sot në takim Drejtorin Ekzekutiv të Konstituencës së Bankës Botërore, ku bënë pjesë edhe Kosova, Franciscus Godst, transmeton Ekonomia Online.

Ministri Hamza e njoftoi Godst për gjendjen ekonomike në vend, zhvillimet e fundit në sektorin e financave dhe bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare, me theks të veçantë me Bankën Botërore.

Sipas një komunikate për medie nga MF-ja, Hamza falënderoi Bankën Botërore për bashkëpunimin e frytshëm gjatë kësaj kohe duke shprehur gatishmërinë që ky nivel i bashkëpunimit të vazhdojë edhe më tutje dhe duke u intensifikuar më tej.

Ministri Hamza në veçanti e falënderoi personalisht Godstin, pasi që duke qenë drejtor ekzekutiv në Konstituencën ku bënë pjesë Kosova, ka përfaqësuar me korrektësi Kosovën në forumet ekzekutive të Bankës Botërore.

“Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Konstituencës së Bankës Botërore Franciscus Godst, vlerësoi lartë situatën ekonomike dhe stabilitetin makrofiskal në Kosovë, si dhe në veçanti angazhimin e Ministrit Hamza në këtë drejtim”, thuhet në komunikatë.

Godst shprehu bindjen se trendi pozitiv i rritjes ekonomike në Kosovë, por edhe treguesit makrofiskal, do të vazhdojnë të jenë në nivele të kënaqshme, në mënyrë që Kosova të vazhdojë në rrugën e progresit ekonomik dhe shoqëror.

Ai gjithashtu falënderoi Ministrin Hamza për bashkëpunim korrekt me Bankën Botërore në projektet e deritashme, duke ofruar gatishmërinë e Bankës Botërore për mbështetjen e Kosovës edhe në periudhën e ardhshme.

Të ngjashme