Drejtuesit e KEK-ut “negociojnë” me çekët për investime në termocentralet e Kosovës

Prishtinë | 18 Dhj 2017 | 08:09 | Nga

Pa sigurimin e mjeteve financiare dhe pa nisjen e procedurave të tenderimit përfaqësues të Korporatës Energjetike të Kosovës kanë biseduar me disa kompani të huaja të sektorit të energjisë për mundësinë e investimeve në njësitë prodhuese të termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”, shkruan sot Koha Ditore.

Takimi i misionit të ardhshëm të ekspertëve të Kosovës që kryesohej nga drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë së Çekisë dhe të kompanive të këtij vendi është realizuar para disa javëve.

Burimet e afërta me këtë vizitë kanë treguar se gjatë takimeve në Çeki delegacioni kosovar është interesuar konkretisht për renovimin e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”. Ata kanë thënë se i kanë mjetet për të mbuluar koston e këtyre projekteve, dhe se 1/3 e kostos do të mbulohet nga KEK-u, 1/3 nga buxheti i Qeverisë dhe pjesa tjetër nga fondet e IPA-s të Bashkimit Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme