Dugolli thotë se nga mediet është njoftuar se privatizimi i “Jugo-Termit” kishte lidhje me Lutfi Hazirin

Prishtinë | 27 Tet 2020 | 14:07 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka intervistuar ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli.

Ai ka thënë se në vitin 2004 ka kërkuar që procesin e privatizimit ta udhëheqin amerikanët, raporton Ekonomia Online.

“Kjo agjenci në fillim se ka pasur idenë e qartë se çka do të veprojë. Unë në 2004 kam qenë në Amerikë dhe kam kërkuar ndihmë në departamentin e shteti që këtë proces ta udhëheqin amerikanët”.

Tutje ai ka thënë se në këtë agjenci nuk kanë pasur mbikëqyrje mbi menaxhmentin.

Dugolli ka folur edhe për privatizimin e ndërmarrjes “Jugo-Term” në Gjilan. Ai ka shtuar se përmes medieve është folur se fituesi ka pasur lidhje me politikën, përkatësisht me LDK-në, ku bëhet fjalë për familjarët e Fatmir Rexhepit.

“Më aspektin personal mu askush nuk me ja kontrolluar dhe s’ka kërkuar asnjë favor. Me sa di unë kam qenë në bord, ju e keni listën e ndërmarrjeve”.

“Ky nga menaxhmenti është dakordua se ka qenë procedurë e rregullt dhe është shpallë fituese unë përmes medieve jam njoftuar se ka qenë dikush i lidhur me politikën në LDK nga Gjilani, dikush nga familjarët e Fatmir Rexhepit, dhe te marrëveshje e fshehta nuk kam qenë në dijeni. Është diskutuar edhe për Lutfi Hazirin që ka pasur raportime në medie”.

“Këto janë çështje që ata i kanë potencuar kur janë ankuar që po rrjedhin informacionet ne te menaxhmenti i AKM-së nuk kemi pasur kontroll, ka pasur edhe afaristë që kanë qenë të ofruar me politikën”.

Kryesuesi i komisionit Hajrulla Çeku ka pyetur ish-ministrin Dugolli se çka din në detaje për privatizimin e ndërmarrjes “Jugo-Term” në Gjilan, raporton EO.

“Mundësia e marrëveshjeve të fshehta, nga kush kanë ardhur ndërhyrjes apo përpjekjet për marrëveshje te fshehta?”.

Lidhur me privatizimin e “Feronikelit”, Dugolli ka thënë se për këtë çështje është bërë shumë zhurmë, ku ai thotë se kanë hyrë në hak me të, dhe se nuk ka qenë personi i vetëm në këtë çështje.

“Lidhur me këtë çështje është bërë zhurmë, dhe është bërë e padrejtë, sepse nuk kam qenë personi i vetëm në këtë çështje, nuk e di për qar qëllimi e kanë bërë por kanë hyrë në hak pa të drejtë sepse as atëherë as tash skam bërë asnjë veprim që ka ra ndesh me ligjin”.

“Ka pasur emra dhe mbiemra ata që kanë raportuar edhe në komunën e Drenasit dhe kanë përdorur etiketime ta ndryshme në adresën time sepse askush nuk mundet me më zhantazhuar por ndoshta janë bërë nga koncepti i opozitarizmit”, tha Dugolli.

Të ngjashme