Hqmza: Diaspora të investojë, jo vetëm të dërgojë para

Prishtinë | 30 Dhj 2016 | 08:23 | Nga

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur lidhur me remitancat nga diaspora të cilat këtë vit kanë qenë më të ulëta se vitet e kaluara.

“Vitin e kalum remitiencat e kanë arrit pikun. Remitanca këtë vit kemi pas më pak, sepse kjo jep sinjal se në një periudhë afat – mesëm njerëzit kanë do të fillojnë të dërgojnë më pak para në Kosovë”.

“Ne duhet të krijojmë kushte për ta, ata të vijnë të investojnë dhe jo vëtëm të dërgojnë para në Kosovë”

Hamza në një intervistë për Zonën e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se duhet të respektohen bizneset e vendit.

“Ne duhet të kemi respekt për çdo investitor, por duhet të kemi respekt të veçant për bizneset vendore”.

“Nëse bizneset nuk janë brenda kornizave ligjore, ligji duhet të zbatohet, por bizneset nuk janë diçka e e keqe për vendin, sepse ata nuk punojnë vetëm për vetën por edhe punësojnë njerëz dhe paguajnë taksa”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme