Dy mijë veta kërkojnë punë në 5 komuna

Prishtinë | 09 Nën 2017 | 09:36 | Nga

Kanë kërkuar punë rreth 2 mijë veta për nëntë muaj të këtij viti në rajonin e Prishtinës.

Zyrtarët e Agjencisë së Punësimit thonë se për këtë periudhë kohore (janar-shtator) janë punësuar pak më shumë se 500 punëkërkues në komunat: Prishtinë, Podujevë, Fushë-Kosovë, Obiliq e Graçanicë. Drejtori i Agjencisë së Punësimit, Drin Haraçia, ka thënë se kontratat janë të ndryshme për sa i përket kohëzgjatjes së tyre dhe se kjo bëhet në bashkëpunim me bizneset e këtyre komunave, shkruan sot Koha Ditore.

Në raportin e kësaj agjencie shihet se për periudhën 1 janar-20 shtator të këtij viti më së shumti punëkërkues janë regjistruar në kryeqytet 890 persona (505 femra-385 meshkuj), pastaj në Graçanicë 325 (125 femra-200 meshkuj), e pasuar nga Podujeva 314 (128 femra-186 meshkuj), Fushë-Kosovë 229 veta (114 femra-115 meshkuj) dhe në fund Obiliq 181 persona (83 femra dhe 98 meshkuj). Totali 1939 punëkërkues, prej tyre 955 femra dhe 984 meshkuj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme