Dyfishohet buxheti për komunitetet

Prishtinë | 15 Nën 2017 | 15:52 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë komision, ka raportuar zëvendësministri i Financave Fatmir Gashi, për ndarjen buxhetore për Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimit, si dhe Zyrën për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në Buxhetin e vitit 2018, raporton Ekonomia Online.

Gashi bëri të ditur se buxheti për ministrinë e Komuniteteve dhe Zyrën për Çështje të Komuniteteve, është dyfishuar. Kjo ministri është paraparë të ketë 796 mijë euro për paga dhe 375 mijë e 652 euro mallra dhe shërbime.

Ndryshe, për shërbime komunale janë paraparë 16 mijë e 154 euro, për transfere dhe subvencione 300  mijë euro. Ndërsa  6 milionë e 900 mijë euro për investime kapitale.

Anëtari i këtij komisioni Danush Ademi tha se si komunitet përfitojnë pak dhe janë komuniteti më i varfër.

“ Ne si komunitet përfitojmë shumë pak. Ne nuk kemi  më familje të cilat kthehen më dhe shumë pak ky buxhet shfrytëzohet nga komuniteti jonë . Ne jemi komuniteti më i varfër. Ne nuk kemi persona që kthehen ne s’po mund ta shfrytëzojmë këtë buxhet. Edhe tek zyra e kryeministrit s’ po mundemi ta shfrytëzojmë këtë buxhet. Ne po kërkojmë që të shfrytëzohet kodi për secilin komunitet për çasje në buxhet”, u shpreh Ademi para komisionit.

Anëtari  tjetër i  komisionit Xhelal Sfeqla kërkoi të dijë detajisht se ku janë kërkesat për kthim dhe në cilat zona ka kërkesë për kthim.

Sfeqla tha se shteti duhet të siguroj barazi në mes të komuniteteve. Ai tha se nuk është e drejtë që një komunitet të shfrytëzoj buxhetin për luks, derisa një komunitet nuk ka të plotësuara nevojat bazike.

Për këtë çështje zëvendësministri Gashi tha se komunat të cilat e shfrytëzojnë fondin zhvillimor, duhet ta shfrytëzojnë sa më mirë për nevojat e qytetarëve.

Gashi bëri të ditur se gjithë komunitetet do të kenë qasje në buxhet përmes komunave, pasi në këtë mënyrë përfitojnë komunitetet. Derisa bëri të ditur për projektin 3.5 milionë euro për komunitete.

 

Të ngjashme