“E vërteta” në lidhje me kërcënimet e sigurisë dhe “hulumtimit” të bërë kundër Monego

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Pronari i kompanisë “Monego”, përmes një komunikate të lëshuar për media, ka sqaruar në detaje paqartësitë rreth kompanisë së tij dhe hulumtimet që janë bërë rreth kësaj kompanie.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 2 muajve të fundit, që nga kur u revokua licenca e Monego më 6 dhjetor 2019, publiku është vërshuar me informacione të pabazuara të cilat thirren në të ashtuquajtura hulumtime ekskluzive dhe hulumtime të kryera nga organet rregullatore, njësitë hetuese dhe studiuesit.

Asnjëherë nuk eshte paraqitur ndonje deshmi që do të justfikonte këto dyshime për kërcënime të sigurisë apo lidhje të supozuara të Monego ose atë të aksionarit të saj me regjimin Rus.

Fatkeqsisht të gjitha këto të ashtuquajtura hulumtime dhe pretendime bazohen në një artikull të një medie nga Malta, të cilin që atëherë e kishim kundërshtuar si tendencioz dhe me qëllime të ulta.

Gjatë dy muajve të fundit ne kemi qenë në dispozicion të plotë për të ju përgjigjur çdo lloj pyejteje. Kemi ofruar fakte dhe argumente të cilat e dëshmojnë të drejtën tonë dhe një gjë të tillë do ta bëjmë edhe më tej. Nuk do të biem në kurthin e të ashtuquajurave hulumtime sepse ne jemi të sigurt në të drejtën tonë.

Informacionet në të cilat bazohen të gjitha këto të ashtuquajtura hulumtime janë lehtë për t’u gjetur, madje një kërkim i thjeshtë ne google i ofron kujtdo lidhje me këtë artikull të vjetër 3 vjeç. Ky informacion ishte i njohur edhe për BQK-në dhe institucionet e tjera edhe gjatë procesit të verifikimit në BQK, kur ndërmarrja Monego u licencua. Në fakt, sipas informacioneve që ne i disponojmë, vetë Banka Qendrore e Kosovës kishte pyetur në lidhje me këto pretendime gjatë procesit të licencimit të Monego në 2017, dhe pasi e shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e dhënë, vendosi që nuk kishte bazë për pretendime të tilla.

Pse ky informacion që përmban ky artikull nuk ishte relevante 3 vjet më parë, por papritmas tash është bërë bazë e pretendimeve në lidhje me rreziqet në siguri dhe ndikimin rus? E theksojmë edhe një herë se ne besojmë në të drejtën tonë dhe të gjitha pretendimet tendencioze do ti hedhim poshtë në gjykatë.

Të ngjashme