Efekti i COVID-19 në Ekonomi dhe sugjerime për të dalë nga kriza

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Oda Ekonomike Turke, ka dhënë disa sugjerime sesi të dilet nga kriza pas largimit të pandemisë Covid-19.

OET, konstaton se kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia COVID-19, po përhapet në mbarë botën. Kjo sipas tyre nuk po ndodh si një krizë strukturore e ekonomisë. Derisa të gjendet një vaksinë që mund të zhvillohet kundër pandemisë, e vetmja zgjidhje që bota shkencore mund të ofrojë tani për tani është distanca sociale. Kjo situatë bëri që disa sektorë tërësisht të ndalen ose të ngadalësohen në ekonomi. Kjo ndalesë ose ky ngadalësim shkaktoi tkurrje të kërkesës, ndërsa tkurrja e kërkesës solli krizën ekonomike aktuale.

Komunikata e plotë.

Kështu, me përfundimin e pandemisë dhe kthimin e ekonomisë në normalitet, për një kohë të shkurtër do të ketë një rikuperim. Por, gjëja kryesore është se nuk dihet saktësisht se sa kohë do të zgjasë kjo distancë sociale. Kjo paparashikueshmëri gjithashtu çon në të panjohurën se sa do të thellohet kriza. Sidoqoftë, secila ndërmarrje ka parashikime mbi mënyrën se si mund të menaxhohet kriza dhe se cila pako mbështetëse do të ishte e duhura të përfitohej nga shteti. Oda Tregtare Kosovaro Turke përmes anëtarëve të saj bëri një përmbledhje rreth efektit të krizës COVID-19- në ekonomi dhe sugjerimeve për të dalë nga kriza.

REFLEKTIMET

  1. Sektori privat ka një strukturë të ndjeshme në zhvillim. Është shumë i varur nga tregjet e huaja dhe rënia ekonomike ndikon ndjeshëm tek bizneset. Nëse bizneset mbeten të mbyllura ose me një kapacitet minimal për më shumë se 2 muaj, menaxhimi i krizave do të bëhet shumë më i vështirë dhe në mënyrë të zinxhiruar do të preken të gjithë sektorët e ekonomisë. Disa nga bizneset u detyruan të ndalonin aktivitetet e tyre në përputhje me vendimet e qeverisë. Pothuajse të gjitha bizneset në radhë të parë morën masa për të zvogëluar shpenzimet e tyre operacionale dhe ndaluan aktivitetet e tyre jo të detyrueshme. Projektet e investimeve janë pezulluar. Sektorët të cilëve iu lejua puna, morën masa mbrojtëse shtesë; kompanitë
    kaluan në platformën online. Sidoqoftë, situata aktuale nuk është e qëndrueshme për sektorin privat.
  2. Për shkak të mungesës së kërkesës dhe mungesës të së ardhurave, disa nga ndërmarrjet po përballen me rrezikun e mbylljes. Kjo situatë detyron që masat e largimit të personelit nga puna të zbatohen; e cila mund të shkaktojë një krizë sociale krahas ekonomisë.
  3. Pakoja e mbështetjes së sektorit privat e ndërmarrë nga qeveria u mirëprit. Sidoqoftë, mendohet se nuk është e mjaftueshme për të menaxhuar dhe kapërcyer krizën dhe duhet të zgjerohet në kuptim të kohëzgjatjes dhe shtrirjes së saj.

REKOMANDIME

  1. Mendohet se duhet të përfundohen të gjitha marrëveshjet e duhura ligjore dhe ti hapet rruga qeverisë për huazime. Pas përfundimit të pandemisë, për të ringjallur ekonominë, me mbështetjen e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe përmes bankave tregtare duhen të
    sigurohen kredi afatgjata me interes të ulët. Është e rëndësishme që pakoja mbështetëse të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Në
    të kundërtën, bizneset mund të pësojnë dëme strukturore. Kriza tashmë po ndihet intensivisht në sektorin e shërbimeve dhe sektorin real, por brenda një kohe të shkurtër do të prekë të gjithë sektorët e ekonomisë. Pavarësisht nga vlerësimet politike, zgjerimi i pakos mbështetëse duhet të merret në konsideratë. Mbështetjet duhet të bazohen në mesataren, dhe jo në kriteret minimale, dhe duhet të përfshijnë tërë vitin.
  2. Deklarimi i taksave (TVSH-së, tatimit mbi të ardhurave) dhe shtyrja e pagesave të tyre duhet të mundësohet deri në fund të vitit për të gjitha bizneset me vështirësi në pagesa.
  3. Në kuadër të masave të marra për shkak të pandemisë COVID-19, kompanitë duhet të shmangin largimin e personelit nga puna nëse nuk është e nevojshme. (në situata jo të domosdoshme të
    ndalohet largimi nga puna i personelit).
  4. Tregtia pa kontakte dhe mundësitë e shërbimit online duhet të inkurajohen; krijimi i infrastrukturës online duhet të mbështetet.
  5. Me marrjen e mendimeve të ekspertëve në lidhje me shëndetin publik, dhe me zvogëlimin e rasteve të pandemisë, tek sektorët pa kontakte ose me më pak kontakte masat e sigurisë duhet
    të rriten dhe kthimi gradual në punë duhet të fillohet.
  6. Fondet e BE-së, kreditë nga BERZH, FMN dhe Bankës Botërore si dhe fondet e aseteve të Kosovës duhet të përdoren në mënyrë efektive për rimëkëmbjen e sektorit privat dhe rritjen e
    kapaciteteve.

Të ngjashme