EIB do të financojë një studim për ngrohtoret qendrore më Kosovë

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 23:47 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, është shprehur i gëzuar pasi Banka Investuese Evropiane (EIB) ka vendosur që të financojë studimin e fizibilitetit dhe ndikimin mjedisor dhe social për ngrohtoret qendrore në të gjitha komunat kryesore të Kosovës.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Lluka ka shkruar se ëndrron të shoh të gjithë vendin të mbuluar me ngrohtore qendrore.

“Disa kalkulime fillestare tregojnë që investimi i kërkuar për të gjitha ngrohtoret është rreth 400 milionë EUR. Kjo pritet të konfirmohet nga ky studim që ka marrë aprovim dhe që do të përcaktoj se me çfarë lënde djegëse mund të funksionojë”, ka shkruar Lluka.

Shkrimi i plotë:

Jam shumë i gëzuar që është vendosur në favor të kërkesës sonë që të financohet studimi i fizibilitetit dhe studimi mbi ndikimin ambiental dhe social për ngrohtoret qëndrore të të gjitha komunave kryesore të Kosovës, si pjesë e Kornizës Investuese për Ballkanin Perendimor (WBIF), financuar nga Banka Investuese Evropiane.

Ëndërroj të shoh të gjithë Kosovën të mbuluar me ngrohtore qendrore. Kjo jo vetëm që përmirëson ajrin dhe stabilitetin energjetik në vend, por dukshëm përmirëson kualitetin e jetës për qytetarët tanë.

Disa kalkulime fillestare tregojnë që investimi i kërkuar për të gjitha ngrohtoret është rreth 400 milionë EUR. Kjo pritet të konfirmohet nga ky studim që ka marrë aprovim dhe që do të përcaktoj se me çfarë lënde djegëse mund të funksionoj.

Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) është një strukturë e përzier e përbashkët e Komisionit Evropian, Institucioneve Financiare pjesëmarrëse (FI), donatorëve bilateralë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ofruar fonde për projektet strategjike të investimeve në vendet përfituese.

Të ngjashme