Ekipa e KRU “Gjakova” kontrollon punën e konsumatorëve në teren

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Ekipa e KRU “Gjakova” ka dalur në teren për të  vizituar konsumatorët të cilët kanë borxhe të mbledhura.

Ata kanë vendosur që ti njoftojnë konsumatorët paraprakisht për masat që kanë marrë konform rregulloreve në fuqi.

Ekipa e KRU “Gjakova”, fton borxhëlinjët ti përmbushin obligimet e tyre, përndryshe do të bëhet ngritja e procedurave përmbarimore tek Përmbaruesit Privat.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë konsumatorët se ekipa e kontrollës është duke vizituar konsumatorët të cilët kanë borxhe të mbledhura, për ti njoftuar paraprakisht mbi masat dhe procedurat që jemi të detyruar ti ndjekim konform rregulloreve në fuqi, në rast të mos përgjigjjes ndaj obligimeve kundrejt ujit të shpenzuar, si ngritja e procedurave përmbarimore tek Përmbaruesit Privat.

Duke mos dashur të ju implikojmë me shpenzime shtesë siç është taksa e përmbaruesit, ftojmë konsumatorët borxhlinj që të përmbushin obligimet e tyre duke bërë shlyerjen e borxhit si detyrim ndaj shërbimeve që ju ofrojmë dhe shpenzimit të ujit.

E njejta vlen për të gjithë zonën ku operon KRU “Gjakova”, Gjakovë, Rahovec, Prizren duke përfshirë të gjitha kategoritë e debitorëve, amvisëri, komerciale, ente dhe industri.

 Ftojmë konsumatorët të kenë mirëkuptim dhe të bashkëpunojnë me ekipet tona ku  pagesat mund të kryhen dhe ne arkat mobile të cilat ndodhen përkrah ekipes në teren.

Me kryerjen e pagesave, obligimeve tuaja, na ndihmoni tju ofrojmë shërbime sa më cilësore në furnizimin me ujë të pijes.

Të ngjashme