Ekonomia e Eurozonës me rritje të ngadaltë

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Produkti i sektorit privat në Eurozonë vazhdoi më tej përgjatë muajit majit të mbetet i pandryshuar, megjithëse kërkesa u duk disi më e qëndrueshme. Për pasojë, kompanitë zmbrapsën planet e punësimit dhe zgjerimit të mëtejshëm.

Indeksi i Blerjeve për muajin prillin shënoi nga ana tjetër një rënie të lehtë nga 51.6 në 51.5, megjithatë përsëri shifra ishte pak më poshtë pritjeve të ekonomistëve.

Ekonomia e bllokut evropian aktualisht është duke u zhvilluar për një rritje të pakët prej rreth 0.2 për qind për tremujorin e dytë të 2019-së. Eurozona dhe veçanërisht Gjermania, kanë luftuar për të dalë nga një goditje prodhuese që nga gjysma e dytë e vitit të kaluar, gjendur mes tensioneve të tregtisë botërore që gjithashtu kërcënojnë edhe eksportet evropiane.

Zyrtarët në Bankën Qendrore Evropiane do të takohen në fillim të muajit qershor për të vendosur politikat dhe masat e nevojshme për të rinovuar parashikimet e tyre ekonomike. Sipas projeksioneve, ata parashikuan në muajin mars se rritja ekonomike për gjysmën e dytë të vitit, do të pësojë rritje, por ende për ekspertët deklarata shihet me skepticizëm.

Një përkeqësim i përsëritur në muajt e ardhshëm, do të bënte që gjendja e bizneseve në Eurozonë të shkonte gjithashtu negativisht dhe situata paraqitet serioze. Për ekspertët, faktorë të tillë si parashikimet e ulëta të rritjes ekonomike, nivelet më të dobëta të shitjeve dhe rritja e pasigurisë gjeopolitike, duke u përshkallëzuar edhe nga luftërat tregtare dhe problemet e sektorit shihen si shkaqe specifike për shqetësim. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme