Ekonomia e Eurozonës rritet me 0.4%

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 14:05 | Nga

Ekonomia e Eurozonës u rritën me 0.4 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me fundin e vitit 2017, raporton zyra e Statistikave e Bashkimit Europian, duke konfirmuar vlerësimin fillestar. Rënia e tregtisë ndikoi në ngadalësimin e vrullit ekonomik, që mori nxitje nga konsumi dhe investimet.

Eurostat konfirmoi se ekonomia e 19 vendeve që ndajnë euron u rrit me 2.5 për qind me bazë vjetore, shifër e njëjtë me projeksionet e analistëve. Norma e rritjes u ngadalësua nga 0.7 për qind me bazë tremujore dhe 2.8 për qind me bazë vjetore në fundin e 2017-ës.

Eksportet e Eurozonës ranë me 0.4 për qind nga tremujori i kaluar, ndërsa importet me 0.1 për qind, duke vënë në dukje ngadalësimin e tregtisë globale.

Gjatë periudhës, konsumi privat u rrit me 0.5 për qind në bllokun e valutës së përbashkët. Formimi bruto i kapitalit fiks, një tregues i investimeve, u rrit gjithashtu me 0.5 për qind gjatë tremujorit të parë. Ekonomia e Eurozonës u rrit me një normë më të ngadaltë se Shtetet e Bashkuara, ku norma u regjistrua në 0.5 për qind në tre muajt e parë të vitit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme