Ekonomia joformale pengesë e zhvillimit – ATK-ja gjobitë 16 mijë biznese

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 12:07 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) të martën kanë organizuar tryezë diskutimi me temë “Luftimin e Ekonomisë Joformale: Fiskalizimi në Fokus”, raporton Ekonomia Online.

Ekonomia joformale gjatë këtij diskutimi u cilësua si kancer për ekonominë e shtetit për faktin dhe se po ndikon drejtpërsëdrejti në zhvillim.

Me këtë rast kryetari i Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha se ka shumë rëndësi ky diskutimi, sidomos kur flitet për fiskalizimin si dhe luftimin e ekonomisë joformale.

Në këtë tryezë i pranishëm ishte edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, i cili tha se janë munduar vazhdimisht që të punojnë në këtë drejtim dhe të trajtohet çështja e bizneseve e sektorit privat me prioritet, duke shtuar se ka mungesë të respektimit të ligjit.

“Fakti që ne si dy anotacione të bizneseve në vend tregon vetëdijesimin tonë për të punuar më shumë në mbështetjen e bizneseve dhe sektorit privat. E dini që viti 2020 na ka gjetur më ndryshe dhe në një situatë tjetër”.

Në hapje të diskutimit drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj tha se vazhdimisht po bëjnë përpjekje që të ruhet konkurrenca e barabartë në treg, duke shtuar se shqiptimi i gjobave ka shkuar deri në 16 mijë gjoba për bizneset jotatimpaguese.

“Bëjmë përpjekje vazhdimisht që të ruajmë konkurrencën në treg dhe të shqyrtojmë çështjen e ekonomisë se zezë. Kemi ekonomi joformale për shkak të shumë faktorëve, duke u nisur nga terreni dhe shihet që ka laramani të respektimit të ligjit nga bizneset”, tha ai.

Tutje ai theksoi se masat ndëshkuese të aplikuara nga ATK-ja nuk po e japin atë mesazhin dhe ndërgjegjësimin e duhur për çka detyrohen që të marrin masa tjera në respektim të rregullave.

I pyetur mbi procesin e fiskalizimit, Murtezaj tha se 36 mijë biznese janë të fiskalizuara.

Driton Krasniqi, drejtor në kompaninë “Emona”, theksoi rëndësinë e këtij diskutimi sidomos në fushën e sektorit privat, raporton EO.

“Informaliteti shkakton shumë dëm sepse është e pamundur të kontrollohen këto programe. Arsyeja e informalitetit mund të gjendet në shumë sfera, duke cekur këtu edhe vetëdijen e ulët të bizneseve, poashtu bizneset e vogla që nuk deklarohen si pasojë e frikës se mbesin me një buxhet të vogël”, tha Krasniqi.

Të ngjashme