Ekonomia kineze me rritje të qëndrueshme, pavarësisht sanksioneve të ShBA-së

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Të dhënat ekonomike për Kinën tregojnë se pritet të vazhdojë e qëndrueshme pavarësisht presioneve nga jashtë.

Të dhënat zyrtare muajin e kaluar treguan se ekonomia kineze u rrit me 6.4% në tremujorin e parë të vitit 2019, duke thyer projeksionet.

Tregtia regjistroi një rritje me 3.7% ndërsa të ardhurat e dispouneshme për frymë, u rritën me 6.8% gjatë tremujorit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar rriti projeksionet për ekonominë kineze në vitin 2019 me 0.1% në 6.3% në total, gjatë raportit të fundit, duke e kthyer Kinën në vendin e vetëm që pati përmirësim të perspektivës.

Reformat në anën e ofertës, ristrukturimi ekonomik dhe klima e përmirësuar e biznesit pritet të vazhdojnë të nxisin rritjen e ekonomisë kineze.

Ulja gjigante e taksave dhe lehtësimi i rregullave për likuiditetin e bankave, pritet të shtojnë konsumin privat dhe rritjen ekonomike. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme