Ekspertët skeptikë se u krijuan 25 mijë vende të reja të punës, numërojnë arsyet

Prishtinë | 26 Mar 2022 | 09:24 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vit i kthesës drejt zhvillimit ekonomik, e ka quajtur vitin e parë të qeverisës kryeministri Albin Kurti, madje duke pohuar se janë krijuar 25 mijë vende të reja të punës.

Por kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini në një intervistë për Ekonomia Online thotë se nuk ka pasur vende të reja të punës, por legalizimi i punëtorëve e ka bërë që të duken si punëtorë të rinj.

“Për shkak të subvencioneve që kanë ndodh, edhe atë të pakta ka ndodh një legalizim i të punësuarve. Ka ndodh një tentim për të marr mbështetje nga Qeveria, ata që i kanë të punësuarit e ri. Kurse punëtorë të ri, që vlerësohet që është bërë një rritje ekonomike dhe është bërë një punësim për shkak të nevojave nuk është më shumë se 5-6 mijë brenda vitit të kaluar, punëtorë të rinj. Të tjerët kanë bërë legalizim në nga informaliteti në formale për shkak të përfitimeve që Qeveria i ka kushtëzuar me kritere, është një gjë e mirë që ka ndodh, por jo punësime të reja. Ata kanë punuar, ata vetëm janë legalizuar dhe janë formalizuar në treg të punës”.

Shahini thotë kthesë është bërë vetëm në rritjen e varfërisë e shuarjen e 20 mijëbizneseve duke shtuar se nuk ka ndodhur asnjëherë në Kosovën e pasluftës qëbrenda dy muajve mbi 100 mijë qytetarë të kërkojnë viza pune për të dalë jashtë.

“Gjithçka mund të quhet por vit i kthesës jo. Për shkak se kthesat në ekonomi janë të padukshme karshi zhvillimeve, inflacionit, rritjes së çmimeve, rritjes së varfërisë. Gjithë këto e kanë bërë që vendi jonë, qytetarëve të vendit tonë t’iu rriten aspiratat e më shumë të ikin nga Kosova. Nuk ka ndodh asnjëherë në histori që brenda dy muajve mbi 100 mijë qytetarë të kërkojnë viza pune për të dalë jashtë Kosovës dhe kjo ka ndodh në muajt e kaluar. Prandaj nëse flitet për kthesë, është bërë një kthesë e madhe por kjo kthesë përkthehet në rritjen e varfërisë, kjo kthesë përkthehet në rritjen e pakënaqësisë, kjo kthesë vërehet në shuarjen e 20 mijë bizneseve në vitet e kaluara për shkak të krizës pandemike dhe për shkak të mungesës së fondeve për të zhvilluar dhe për të ngritur kapacitetet dhe aktivitetet ekonomike në Kosovë”.

Sa i përket propozimeve të ish-kryeministrit Avdullah Hoti, i cili propozoi disa hapa për të dal nga kriza kryetari i AKB-së tha se gjatë kohës sa ishte në krye të Qeverisë ai i ka pa gjërat që nuk mund t’i arrijë vetë, e për këtë arsye ka dal me propozime.

Tutje Shahini thotë se propozimet e Hotit duhet diskutuar nëse janë në të mirë të qytetarëve e të vendit.

“Ish-kryeministri Hoti i cili ishte në një kohë si kryeministër ka bërë diçka, disa hapa të rëndësishëm dhe i ka pa se çka nuk ka mundur ti arrijë vetë, për shkak ndoshta edhe kohës dhe tash po i jep propozime. Ato propozime mendoj që janë të mira për t’i dëgjuar dhe të mira janë për ti marrë dhe për ti diskutuar Qeveria e vendit në të mirë të qytetarit të vendit. Transparenca rreth trustit mungon, nuk dihet se ne a po hupim apo fitojmë. vitin e kaluar është mbyll me një humbje rreth 90 milionë euro të investimeve në Trust dhe për këtë nuk ka dhënë përgjegjësi askush dhe duhet të japin përgjegjësi menaxhmenti dhe drejtori i tyre. Subvencionet duhet të rriten dhe duhet të ulen kriteret në këtë kohë të krizës për bizneset për ekonominë, për fermerë për qytetarë”.

Jakup Bellaqa, njohës i çështjeve ekonomike si dhe profesor universitar për Ekonomia Online tha se për shkak të krizës që ka përfshirë të gjithë botën është pothuajse e pamundur që të definohet se a janë krijuar 25 mijë vende të reja të punës.

Sipas tij, në këto shifra mund të ketë ndikuar rritja ekonomike, por edhe i eksportit, duke propozuar që të që të stimulohet prodhimi i brendshëm, duke subvencionuar produktet elementare nga shteti në mënyrë që të dilet nga kjo situatë, raporton EO.

“Në kohën kur ka inflacion sigurisht që ka rritje ekonomike më shumë dhe kur ngritën çmimet ka mundësi që janë krijuar vende të reja të punës po me siguri ekzekutivja ka aluduar në vitin e kaluar sepse 9.9% që ka pasur rritje ekonomike sipas raportit të Bankës Qendrore ekonomike. Pastaj me siguri iu ka referuar edhe eksportit që është rritur mbi 60%, me siguruar iu ka referuar edhe nga vetë fakti që ka pasur 30% të aktivitetit ekonomik”.

“Mirëpo është sfidë është në këtë vit edhe në vendet e rajonit po është sfidë tek ne edhe më shumë rritja e çmimeve dhe inflacioni, është e kuptueshme që rritja e çmimeve ka ndodhur që importojmë nga vendet e rajonit mirëpo edhe inflacioni është që importojmë nga vendet e rajonit qoftë produkte strategjike, duke përfshirë derivatet e naftës, gazin, drithërat, buka etj”.

“Për tejkalim të krizës gjithkush mundet nga prizmi i vetë mirëpo duhet që të ketë politika mbrojtëse, duhet që të stimulohet prodhimi i brendshëm, duhet që të subvencionohen produktet elementare nga shteti në mënyrë që të dilet nga kjo situatë. Duhet të frenohen çmimet, duhet të reformohen politikat fiskale sidomos duhet të krijohet një ambient i shëndoshë i të bërit biznes”.

E për propozimet e Avdulllah Hotit për tejkalimin e krizës, Bellaqa thotë se edhe opozita duhet të jetë aktive me ide e plane të ligjshme e që kanë për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve.

“Duhet ti merr parasysh nëse e vlerëson, ku ka elemente që duhet ti marrë parasysh duhet ti marr parasysh. Duhet të ketë një agjendë shtetërore të përbashkët ekonomike, duhet të kenë një vizion të përbashkët ekonomik afatmesëm, afatgjatë si shtet”.

“Edhe opozita duhet të jetë konstruktive me ide ekonomike, të avancuara të cilën e kanë si qëllim të mbrojnë konsumatorin dhe që kanë ligjshmëri dhe që e rritin ofertën vendore dhe prodhimin e brendshëm”.

Të ngjashme