Eksperti i ekonomisë i reagon Luan Dalipit të VV-së: Ndalni mashtrimet me shifra!

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Ish këshilltari i Kryeministrit Haradinaj, Muhamet Spahiu, i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që t’i ndal mashtrimet me të dhëna të pavërteta sa i përket shpenzimeve të qeverive të kaluara dhe të tanishmës.

“Pasi kam qenë këshilltar për ekonomi, financa dhe buxhet i kabinetit Haradinaj, kërkoj nga Qeveria që të ndal mashtrimet dhe dëmtimin e imazhit me të dhëna të pavërteta. Gjithashtu kërkojmë nga Qeveria që të na lejojnë qasje, apo t’i publikojnë të dhënat e sakta dhe zyrtare, në kategori të shpenzimeve dhe në nënkategori për secilin muaj të vitit 2018, 2019, 2020, 2021”, ka thënë Spahiu.

Deklarata e plotë:

REAGIM PUBLIK PËR SHPENZIMET E KABINETEVE TË KRYEMINISTRAVE!
Zyrtarët e Qeverisë Kurti çdo ditë e më shumë po garojnë me veten që të jenë ekspertë të manipulimit me të dhëna zyrtare. Madje nuk hezitojnë të dalin në opinion me të dhena të manipuluara edhe nga shefi i kabinetit të kryeministrit. Pas një analize të të dhënave të publikuara, edhe pse jashtëzakonisht të kufizuara dhe jo reale, janë vërejtur anomali ekstreme.
Fillimisht, tri qeveritë e fundit kishin periudha shumë më të shkurtëra se ato vjetore(Kurti II-më pak se 10 muaj , Hoti-pak më shumë se 7 muaj, përderisa Haradinaj II një vit të plotë kalendarik). Shefi i Kabinetit si autoriteti më i lartë në kabinet, merr guximin duke mashtruar në përqindje, duke krahasuar periudha të ndryshme kohore. Çfarë eksperti duhet të jesh të nxjerrësh përqindje duke krahasuar periudha kohore kaq të ndryshme!
Pastaj në secilën nga planifikimet buxhetore ka të planifikuara shpenzime nga kategoria subvencione dhe transfere (gjatë Qeverisë Haradinaj 2019-2.565.000; Qeveria Kurti I dhe Hoti në 2020-4.485.000 dhe në Qeverinë Kurti II 2021-3.775.024). Edhe pse pas vitit 2019 subvencionet janë shumë më të larta, si është e mundur që në shpenzimet e publikuara nga shefi i kabinetit, subvencionet janë përfshirë vetëm në Qeverinë Haradinaj!
Edhe me këto të dhëna të manipuluara për mashtrim publik, shumë nga përllogaritjet nuk përputhen dhe nuk janë të sakta edhe me përllogaritjet më të thjeshta. Në këto të dhëna, shpenzimet totale vjetore në Qeverinë Haradinaj janë 249.749, ndërsa ato ditore janë 8.323. Me një përllogaritje të thjeshtë 249.749/365=684!
Është e vërtet që ka ndryshime substanciale nga viti në vit, por ndryshimet janë me përqindje jashtzakonisht të vogla, në disa kategori më të ulëta ndërsa në disa të tjera më të larta.
Gjithsesi, si mund të ketë Qeveria Kurti II shpenzime të udhëtimeve zyrtare dhe të akomodimit kur nuk mirëpritet nga institucionet ndërkombëtare dhe shtetet aleate të Kosovës. Në Qeverinë Haradinaj me negociata është marrë ekskluzivisht Kabineti i Kryeministrit, përderisa në Qeverinë Kurti, kryesisht merret zëvendëskryeministri dhe presidentja, prandaj duhet sqaruar që shpenzimet e zëvendëskryeministrave dhe të presidentes janë shpenzime nga programe të ndryshme buxhetore. Pra, Kabineti i kryeministrit Kurti as s’ka ku udhëton.
Pasi kam qenë këshilltar për ekonomi, financa dhe buxhet i kabinetit Haradinaj, kërkoj nga Qeveria që të ndal mashtrimet dhe dëmtimin e imazhit me të dhëna të pavërteta. Gjithashtu kërkojmë nga Qeveria që të na lejojnë qasje, apo t’i publikojnë të dhënat e sakta dhe zyrtare, në kategori të shpenzimeve dhe në nënkategori për secilin muaj të vitit 2018, 2019, 2020, 2021!
P.S. Më posht po i publikoj të dhënat e buxhetit të kabinetit të kryeministrit për 2019-2021 dhe vlerësojeni si mund të jenë të sakta dhe të drejta të dhënat e publikuara nga kabineti i kryeministrit Kurti!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme