Eksporti mbulon importin me vetëm 13.7 për qind

Prishtinë | 10 Jan 2017 | 08:35 | Nga

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se dallimet në mes të importit dhe eksportit në Kosovë po vazhdojnë të rriten.
Sipas shifrave të ASK-së, deficiti tregtar është rritur edhe në muajin nëntor të vitit 2016, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015. Kjo rritje është 4.3 për qind.

“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 4.3% në muajin nëntor 2016, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2015, gjegjësisht në vlerë prej 202.7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 194.4 milionë eurosh në vitin 2015”, thuhet në publikimin “Statistikat e Tregtisë së Jashtme, nëntor 2016”, të ASK-së.

Sipas këtyre statistikave, eksporti mbulon importin me vetëm 13.7 për qind.

Vlera e eksportit të mallrave në muajin nëntor të vitit 2016 ishte vetëm 32.1 milionë euro, ndërkohë që vlera e mallrave të importuara është 234.8 milionë euro, ose 202 milionë euro më shumë sesa vlera e mallrave të eksportuara. (Koha Ditore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme