Emërohen anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të Trepçës

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 09:21 | Nga Valbona Bytyqi

Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar propozimin e Komisionit Rekomandues për emërimin e anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të “Trepça, Sh. A.”, duke përmbyllur kështu zotimin e Qeverisë për kompletimin e të gjitha bordeve, raporton Ekonomia Online.

Të emëruarit janë: Esat Peci, Feriz Fetahu, Xhafer Nura, Shyqiri Sadiku, Naser Peci dhe Ardian Syla.

Por Bordi prej 9 anëtarëve nuk është kompletuar, ngase tri pozitat që i takojnë komunitetit serb do të mbesin të hapura për arsye se kandidatët që kanë aplikuar nuk i kanë plotësuar kushtet.

Me këtë do të nis edhe zbatimi i Ligjit për Trepçën, i cili është miratuar 16 muaj më parë në Kuvendin Kosovës.

Të ngjashme