Euro arrin nivelin më të lartë që nga muaji prill

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 12:53 | Nga

Monedha e përbashkët e ka nisur këtë javë me rritje në tregun e brendshëm të këmbimeve valutore.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 128.34 lekë, me një rritje prej 0.76 lekë në raport me fundin e javës së kaluar.

Nga data 6 qershor, kur Banka e Shqipërisë njoftoi planin e saj për të ndërhyrë në tregun valutor me synim ndalimin e rënies së mëtejshme të euros, monedha e përbashkët është rritur me 4.17 lekë, duke arritur në nivelin më të lartë që nga fundi i muajit prill.

Banka e Shqipërisë

Luhatjet e mëdha kanë bërë që agjencitë e këmbimit valutor të rrisin marzhin e tregtimit në blerje dhe shitje, nga 0.5 lekë, në gati 2 lekë. Një euro mund ta blesh sot mesatarisht në agjencitë valutore me 129.3-130.3 lekë.

Për shkak të kësaj situate, ekspertët e tregut pohojnë se është e vështirë të bëhen parashikime për ecurinë në muajt në vijim, ndonëse tradicionalisht vera është një periudhë kur valutat dobësohen, për shkak të efekteve sezonale nga remitancat dhe prurjet e turistëve, që këtë vit pritet të arrijnë në nivel rekord./monitor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme