Euro zhvlerësohet kundrejt dollarit amerikan

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Komentet e fundit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mbi tregjet financiar, rezultojnë të vërteta sipas ekspertëve të këmbimit valutor. Trump shkroi në Twitter gjatë javës se euro është e nënvlerësuar kundër dollarit, “çka vendos SHBA në një disavantazh të madh”.

Duke u bazuar te modeli i paritetit të fuqisë blerëse të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Trump ka të drejtë, pasi valuta e përbashkët është 22 për qind e nënvlerësuar ndaj dollarit amerikan.

Sipas The Economist, euro është nënvlerësuar për 15 për qind. Euro ra menjëherë pas komenteve të Trump, në 1.1302 kundër dollarit, duke u rimëkëmbur lehtë më vonë. Valuta e përbashkët ka rënë me 4 për qind ndaj valutës së gjelbër në 12 muajt e fundit. Tregues të tjerë sugjerojnë se vlerësimet nuk kanë devijuar shumë nga normat historike.

Indeksi i Rezervës Federale për dollarit që zhvesh efektet e inflacionit dhe tregtisë, valuta është 6 për qind sipër mesatares 20-vjeçare. Ndërkohë, euro është rreth 6 për qind poshtë mesatares që prej prezantimit në vitin 1999.

Sipas analistëve të RBC Capital Markets, valutat janë brenda vargut normal të vlerësimeve dhe nuk ka ndonjë politikë të mirëmbajtës së një valute të nënvlerësuar, apo politikë të ruajtjes së nënvlerësimit të valutës.

Vlera e dollarit përbën një shqetësim për administratën e SHBA, pasi fuqizimi i valutës i bën eksportet amerikane më pak konkurruese jashtë vendit. Dollari ndikon gjithashtu te politikat monetare, pasi kufizon çmimet e importit dhe bie ndesh me përpjekjet për të rritur inflacionin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme