Falimentimi i British Steel rrezikon mijëra vende pune

Prishtinë | 23 Maj 2019 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Kompanisë britanike të prodhimit të çelikut British Steel, i është kërkuar të hyjë në procesin e likuidimit, çka ka vënë në rrezik pesë mijë punëtorë të saj dhe 20 mijë vende të tjera pune në zinxhirin e furnizimit.

Kjo ndodhi pasi bisedimet mes kompanisë dhe qeverisë përfunduan pa rezultat, ku kjo e fundit nuk ka pranuar ta shtetëzojë biznesin e kompanisë.

Greybull Capital që e bleu British Steel në vitin 2016 për një shumë nominale, ka deklaruar se bërja e kësaj kompanie fitimprurëse do të jetë gjithmonë një sfidë.

Tani ka nisur kërkimi për një blerës të kompanisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme