Farkëtarëve po u ftohet hekuri

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 09:49 | Nga

Anash rrugës me katër korsi, që kalon buzë lagjes “Xhemajl Kada” në Pejë, bie në sy një punëtori e vjetër rreth 70 vjet me mbishkrimin “Çeliku”. Nga dukja nga jashtë të kthen prapa shtatë dekada në kohë.

Vetëm disa saçe të shndritur nga rrezet e diellit dhe disa sëpata të reja të vendosura para punëtorisë ia shkëlqenin paksa vjetërsinë kësaj punëtorie farkëtare të familjes Bajrami. Posa hyn brenda sërish kthehesh prapa në kohë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Para syve shfaqen pajisjet e ndryshme e të vjetra të punës së farkëtarit, në mesin e tyre edhe kulla e hekurt e vjetër gati një qind vjet, në të cilën krisma nga rrahja e hekurit të skuqur rrallë dëgjohet.

Furra me dru gështenje e oksigjen

Vetëm një ndryshim ka pësuar kjo punëtori farkëtari nga dita kur është hapur në vitin 1953.

Qymyrit në furrën për skuqjen e hekurit, që e blejnë në Junik, ku ende e prodhojnë nga druri kalorik i gështenjës, ashtu si kërkohet për furrën e farkëtarit, i jepet oksigjen me një ventilator të vogël.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme