Ferat Shala do ta udhëheq Komisionin për Ekonomi, kërkohet bashkëpunim i mirëfilltë

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 10:26 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka mbajtur mbledhjen konstitutive, raporton Ekonomia Online

Ky Komision do të udhëhiqet nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala. Ai me këtë rast tha se do të jetë i hapur për bashkëpunim pa asnjë dallim partiak.

“Në konceptin të përbashkët në parimet kushtetues e ju garantoj që të jap maksimumin që të bashkërendojmë çdo iniciativë dhe jam i gatshëm për çdo lloj bashkëpunimi. Jam i hapur shumë në çdo formë të konsultimit pa asnjë dallim partiak”.

“Si komision kemi një buxhet prej 5 mijë euro dhe në mbledhjen e ardhshme do të bashkëbisedojmë se si mund t’i shpenzojmë”.

Deputetja e VV-së, Jeta Statovci tha se vetëm me bashkëpunim të mirëfilltë mund të arrihet të tejkalohen sfida, e siç thotë ajo në ekonomi në këtë periudhë ato janë evidente, raporton EO.

“Gëzohem që sot arritëm të bëjmë konstituimin dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim. Fusha e ekonomisë ka një varg sfidash dhe me një bashkëpunim të mirëfilltë mund ta arrijmë”.

Kurse deputeti i VV-së Armend Muja, ka pyetur se cili do të jetë fushëveprim i komisionit

“Cilat institucione do të mbikëqyren nga ky komision dhe nga java e ardhshme është mirë të fillojmë më fushëveprim”.

“Është komisioni që mbet dhe ka mjaft agjencione që i monitoron dhe unë mendoj që ne duhet ta dimë që a janë të gjitha agjencionet të kompletuara”.

“… meqë ka shumë ankesa sa i përket ndërmarrjeve mirë ka qenë që me e ftuar ministrin dhe me na raportuar e ku janë ngecjet”, tha deputeti nga AAK-ja Pal Lekaj.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka këtë përbërje: Ferat Shala kryetar i Komisionit; Jeta Tatovci nga VV-ja; Gramoz Agusholli nga VV-ja; Driton Hyseni nga VV-ja; Mimoza Kusari-Lila nga VV-ja; Armend Muja nga VV-ja; Uran Ismaili nga PDK-ja; Valentina Bunjaku nga LDK-ja dhe Pal Lekaj nga AAK-ja.

Lexo më shumë:

Të ngjashme