“Ferronikeli” në krizë, xehet barten ne Maqedoni (Video)

Prishtinë | 02 Gus 2016 | 22:27 | Nga

Menaxhmenti i kompanisë “NewCo Feronikeli” e ka ndërprerë prodhimin që katër muaj në fabrikën në Drenas nën arsyetimin se nuk mund të operojnë me humbje për shkak të çmimit të lartë të energjisë dhe çmimit të ulet të nikelit në bursën  ndërkombëtare.

Mirëpo, në minierën e Gllavicës, pronë e Ferronikelit, këta kamionë po ngarkohen me xehe të hekur-nikelit dhe po transportohet për në Feni Kavadarc të Maqedonisë.

Izet Ibrahimi, profesor i xehetarisë dhe metalurgjisë, thotë se bartja e xehes në Maqedoni është tendencë e menaxhmentit për viktimizimin e Ferronikelit të Drenasit për të mbajtur gjallë Kavadarcin e Maqedonisë, me çka shteti fqinj merr monopolin e kësaj industrie në rajon.

Të ngjashme