Filloi punën Grupi punues për studimin e fizibilitetit të Liqenit të Ujmanit

Prishtinë | 23 Nën 2020 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Është mbajtur takimi i parë i Grupit punues për studimin e fizibilitetit të Liqenit së Ujmanit. Ky Grup është krijuar me vendim të kryeministrit Avdullah Hoti me qëllim të zbatimit të Marrëveshjes së Uashingtonit, për të siguruar bashkëpunimin e Departamentit të Energjisë së SHBA-së dhe njësive të tjera të këtij shteti.

Takimi është mbajtur të dielën nën kryesimin e zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj.

Në marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë më katër shtator, një nga pikat është edhe përdorimi i përbashkët i Ujmanit.

“Të dyja vendet janë pajtuar të punojnë me Departamentin amerikan për Energji, për studim fizibiliteti në mundësinë e përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si burim për ujë dhe furnizim me energji”, thuhet në këtë pikë të Marrëveshjes.

Të ngjashme