Fillojnë punimet në dy rrugë në Skenderaj, Lekaj zotohet edhe për projekte të tjera

Skenderaj | 01 Gus 2019 | 12:34 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit (MTI) Pal Lekaj dhe kryetari i Skenderajt Bekim Jashari kanë marr pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Skenderaj-Vushtrri dhe Kotorr-Çubel, raporton Ekonomia Online.

Ministri Lekaj, tha se herë viziton Drenicën kujton sakrificën e familjes Jashari. Prandaj sipas tij, Qeveria është e përkushtuar që tu mundësoj qytetarëve jetë më të mirë.

“Sa herë që vijmë në Drenicë përkujtojmë sakrificën e kësaj ane e sidomos sakrificën e familjes Jashari. Nuk ka ndjenjë më të mirë që ne sot po i ofrojmë shërbime qytetarëve, që qytetarëve t’ia mundësojmë një jetë sa më të mirë”.

“Kjo dëshmon që qeveria komunale dhe Qeveria qendrore janë përkushtuar që qytetarëve t’i ofrojmë një infrastrukturë më të mirë”.

“Edhe këto segmente shkojnë në shërbim të qytetarëve dhe ne nuk do të ndalemi me projekte tjera jo vetëm në Skenderaj, por në tërë Kosovën. Prandaj jam i nderuar që sot bashkë po i fillojmë këto projekte”.

Kryetari i komunës së Skenderaj Bekim Jashari tha se këto dy projekte janë shumë të rëndësishme për komunë që udhëheq, raporton EO.

“Është një projekt shumë i rëndësishëm i komunës tonë, një projekt që i lidh dy qytetet Skenderaj dhe Vushtrrinë, fshatin Krasaliç dhe lidhet me fshatin Peqiç  të komunës së Vushtrrisë. Ky projekt është mbi 14 kilometra”.

“Kjo ka qenë shumë e domosdoshme dhe fal bashkëpunimit me ministrinë e Infrastrukturës kemi arritur që të sjellim projekte jo vetëm në këtë zonë por gjithandej komunës së Skenderajt”.

“Po ashtu sot do të shkojmë edhe në projektin tjetër të fshatit Kotorr – Çubel, ku kemi afër 9 kilometra rrugë, është një zonë kufitare mes Mitrovicës dhe Zubin Potokut. Shpresoj që edhe në vitet e ardhshme të kemi projekte së bashku”.

Të ngjashme