Fillon ekzekutimi i pagesave për të vetëpunësuarit

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Fillon ekzekutimi i masës së Qeverisë të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike për të vetë punësuarit.

“Pas aprovimit të vendimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës me datën 21.01.2021, lidhur me mbështetjen e sektorit privat – të vetëpunësuarit, kemi kënaqësinë të njoftojmë se sot, datë 29.01.2021 janë ekzekutuar pagesat e para për 13,294 biznese, që punësojnë 15 612 individë, në vlerë totale prej mbi 4.5 milion euro”, thuhet në shkrimin e zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi.

Masa për të vetë punësuarit përfshinë gjithsej 19,826 biznese, që punësojnë 22 222 punëtorë dhe në vlerë totale 6.45 milionë euro.

“Me ketë rast, bëjmë ftesë që bizneset të cilat ende nuk kanë përditësuar llogaritë e tyre në EDI sistemin e ATK-së, të bëjnë këtë sa më parë, që të mund të përfitojnë nga masa, nëse plotësojnë kushtet”, thuhet tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme