Fillon zbatimi i Pakos Emergjente Fiskale në komunat e Kosovës

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave dhe Transfereve (MFT) me një letër drejtuar Kryetarëve të Komunave ka kërkuar për fillimin e zbatimit të masës 15 të Pakos Emergjente Fiskale në Komunat e Kosovës.

Kjo masë thotë që “pagesa e asistencës mujore në vlerë prej 130 euro për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga Buxheti i Kosovës, për muajin prill, Maj dhe Qershor, në vlerë deri në tre million euro”.

Ministria e Financave dhe Transfereve ka kërkuar nga nga Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës që të angazhojnë stafin në Qendrat për Punë Sociale për të pranuar aplikacionet e palëve që kanë të drejtë përfitimi nga kjo masë.

Gjithashtu në kuadër të këtij njoftimi janë paraqitur informatat për familjet që mund të përfitojnë, parakushtet që duhet të plotësohen nga parashtruesi i kërkesës për të përfituar, metoda e aplikimit, afati aplikimit, sqarimet për plotësimin e aplikacionit dhe informatat për dorëzimin e aplikacionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme