Financat e partive politike, VV kërkon që mos ta ndajnë buxhetin me PSD-në

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 15:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për buxhet dhe financa ka bërë shqyrtimin në parim të Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike.

Njëri nga ndryshimet e këtij projektligji, ishte edhe ndarja e financave në momentin e largimit të gjashtë e më shumë deputetëve nga një grup parlamentar në tjetrin, raporton Ekonomia Online.

Pakënaqësi kishte nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me këtë. Ata përmendën largimin e deputetëve dhe kalimin e tyre në një parti tjetër që nuk kishte grup parlamentarë në Kuvend.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci tha se nuk mund të konstituohet në Kuvend asnjë subjekt tjetër, pas zgjedhjeve.

“Drafti si i tillë nuk garanton që të arrihet kjo dhe aspekti tjetër është edhe shqetësimi ynë që parasheh që në rastet nga një subjekt politik nëse largohen më shumë se gjashtë duhet të ndahen mjetet. Nëse nisemi prej vet emërtimit të ligjit është ligj për financimin e partive jo grupeve parlamentare, për ato jo parlamentare duhet të shihet një mundësi tjetër. Një çështje tjetër është numri I vendeve që kanë fituar dhe jo emir deputetëve që kanë fituar. Kurrfarë subjekti politik nuk mund të konstituohet jashtë zgjedhjeve duke grumbulluar deputet individualisht ku nuk është”, tha Nagavci.

Në anën tjetër reagoi deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, i cili tha se nuk ka logjikë që gjashtë deputetë të bëhen bashkë dhe të mos kenë mjete financiare për ti shtyrë tutje proceset.

“Grupi Parlamentar i ri është i njëjtë me atë të vjetër. Në të gjitha i lejohet grupit të ri ti bashkohet dikujt ose të krijojë parti të re. Jam plotësisht dakord që një apo tre deputetë të kalojnë diku tjetër mos tu hiqen fondet. Por nëse kalojnë më shumë se gjashtë deputetë të kalojë diku tjetër dhe të mos kenë mjete financiare”, tha Molliqaj, raporton EO.

Por për deputeten e VV-së, Albulena Haxhiu, mjetet nuk ndahen për kokë deputeti po për subjektin politik.

“Nuk ndahen për kokë deputeti por ndahen për subjektin politik. Dhe kjo është e papranueshëm për ne jo për situatën aktuale por në parim ne e kundërshtojmë. Ky projektligj është votuar është hequr dhe kjo është bërë me kërkesën e PSD-së dhe ne e dërgojmë në gjykatën kushtetuese sepse ju po bëni pazare me projektligje të tilla”, tha Haxhiu.

E Molliqaj i PSD-së, kishte një kërkesë për VV-në. U tha se beteja duhet të fitohet në Gjykatën Kushtetuese, ani pse sipas tij, VV mendon që PSD e kontrollon Kushtetuesen.

“Unë e kisha sugjeruar VV-së se një betejë tjetër e kemi diku tjetër por jo këtu. Nuk ka problem ndryshimi i ligjit sa i përket Kushtetutës, ne kemi betejë se a do ti marrim ato mjete apo jo. Kjo çështje që kemi me e shtruar në veprim pasi të miratohet ligji, dhe kushtetuesja do të vlerësoj. Ju thoni që ne e kontrollojmë edhe Kushtetuesen por mirë që e kontrollojmë se nëse vjen naj marrëveshje me Serbinë e ndalojmë, por se kontrollojmë”, shtoi Molliqaj.

Por i deleguari i Qeverisë së Kosovës, për të prezantuar këto ndryshime në komisionin për Buxhet dhe Financa, Besnik Tahiri, tha se nuk po bëhet për të rregullohet PSD.

Sipas Tahirit, financimi i partive politike është kaluar edhe në Komisionin e Venedikut dhe qëllimi është që të rregullohen paqartësitë.

“Tek çështja e financimit të partive, kjo është ngritur këtu prej krejt këtyre për gjatë tërë vitit dhe ne e dimë që në parti jemi shumë gjatë. Procesi i financimit është problem ne nuk kemi qëllim që ta rregullojmë PSD-në , ndoshta mund të afektorohet edhe kjo, por qëllimi është që të rregullohet. paqartësia e dëmton ligjin, kërkesa jonë si qeveri është, veproni shpejtë sepse kemi MSA-në, dhe që ligji mos të ketë paqartësi”, tha Tahiri, raporton EO.

Tahiri kërkoi nga ligjvënësit që ky projektligj të kalojë sa më shpejtë, sepse është kërkesë për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

“E para  lidhet me nenin 5 ku flasim për kontributin e transferim bankar ku krejt esenca qysh e shihni edhe në lidh është që secili transfer bankar të bëhet në mënyrë transparente, dhe e dyta lidhet drejtpërdrejtë me mandatin dhe çështjen që dalin më shumë se 6 deputetë nga një parti. Dhe çështja e tretë duke parë rëndësinë që ka për Stabilizim Asociim”, u shpreh Tahiri.

Për  deputetin e LDK-së, Naser Osmani tha se duhet të kemi një model evropian rreth këtij ligji.

“Unë e kuptoj kërkesën e BE-së por unë mendoj që kur të kalon leximi nëse sigurohen votat duhet që të mos të nguten dhe të marrin një model nga BE që të adaptohet dhe më pas të qitet prapë në votim. Mundet një auditim një subjekt politik  me qit në telashe para zgjedhjeve”, tha Osmani.

Ndërsa deputetja e PDK-së, Safete Hadergjonaj, tha se duhet të bëhet një ligj që siguron transparencë financiare të partive politike.

Ne kemi shumë nevojë me pas transparencë financiare sidomos për partitë politike. Kemi pas presion nga Be për auditim e partive, por nuk mundeshin të plotësoheshin ligjet për auditim të partive politike. Ne kemi qenë në takime edhe në BE ku e kemi diskutuar këtë projekt ligj por duhet të ja përshtatim rrethanave në vend”, tha Hadergjonaj.

 

Të ngjashme